Besart Berisha, drejt rikthimit tek danezët e AC Horsens
Besart Berisha është drejt rikthimit te skuadra daneze e AC Horsens, ku ka luajtur 31 ndeshje në sezonin 2005-2006 dhe ka shënuar 11 gola. Ky është edhe sezoni më i mirë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare gjatë karrierës së tij. Edhe në atë periudhë ai luante si i huazuar, pasi kartonin e tij e zotëronte Hamburgu. Biondi i përfaqësueses kuqezi e ka nuhatur se e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira te skuadra angleze e Barnleit, pasi ekipi ka ecur mjaft mirë, ndaj ka vendosur që të shikojë për ndonjë skuadër tjetër. 23-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në skuadrën angleze. Pas transferimit te Bërnlei një vit e gjysmë më parë, pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave gjatë gjithë sezonit, por edhe kur u kthye në verën e kaluar, u detyrua të shkonte si u huazuar te Rozenborgu, ku qëndroi deri në nëntor dhe shënoi 3 gola. AC Horsens mund të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin, që të kthehet në nivelet e mëparshme dhe sipas medieve angleze, transferimi i tij në skuadrën daneze pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve.