E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kartat,kusht për vizat drejt BE

Kryeministri Berisha priti dje delegacionin e kompanisë "Sagem Securite", e cila një ditë më parë lidhi me Ministrinë e 

Brendshme kontratën për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Jean Paul Jainsky. Projekti i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, theksoi Kryeministri, ka rëndësi pasi është kusht për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të plotë të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian si dhe përbën një bazë të rëndësishme për sigurinë dhe sigurimin e qytetarëve shqiptarë. Jainsky premtoi se kompania e tij, në bashkëpunim me partnerin e saj Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe strukturat e Ministrisë së Brendshme, do të bëjnë të pamundurën për të fituar kohën e humbur dhe realizimin me sukses të këtij projekti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›