Ja si u arrestua më i kërkuari i botës
Radovan Karaxhiç, një nga kriminelët e luftës më të kërkuar në botë, ecte i qetë dhe i lirë nëpër rrugët e kryeqytetit serb Beograd, duke jetuar si mjek e duke praktikuar mjekësi alternative.
Ndryshe nga disa raporte, zyrtarët serbë treguan se, arrestimi ndodhi të hënën vonë, pasi policia e kishte ndjekur Karaxhiç prej disa orësh nga pas dreka e deri në mbrëmje. Karaxhiç ishte transformuar me flokë të gjatë dhe mjekër të bardhë, një figurë që bënte mjaft ndryshim nga figura e njeriut gjithmonë të pastër e të rruar përpara se të nisnin 13 vitet e gjuetisë, që çuan deri në arrestimin e tij. Ai kishte humbur edhe peshë. Karaxhiç u akuzua në korrik 1995 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës ku rreth 8 000 burra, djem e fëmijë myslimanë u ekzekutuan. Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Sarajevës, duke festuar arrestimin e Radovan Karaxhiçit sapo lajmi u transmetua në edicionet informative. Shumë e njohin atë si fajtorin kryesor për masakrën e vitit 1995 dhe persekutimin 44-mujor të boshnjakëve. Fotografitë e tij u ndanë në media nga prokurori i Përgjithshëm në Serbi, Vladimir Vukceviç, dhe një zyrtar i lartë qeveritar, Rasim Ljajiç, të cilët ishin përgjegjës për marrëdhëniet e Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Vukceviç tha se Karaxhiç kishte heshtur deri në momentin e arrestimit, por një juri ka vendosur që ai të transferohet në Hagë. Karaxhiç ka tre ditë kohë për të apeluar vendimin dhe avokati i tij deklaroi se ai do ta apelojë këtë vendim. Karaxhiç kishte jetuar nën emrin Dragan Dabiç dhe kishte përshtatur një identitet, mjaft bindës. Këto detaje ishin të parat që dolën që pas lajmit të arrestimit të tij. Ljajiç u shpreh se Karaxhiç ishte arrestuar "ndërsa udhëtonte nga një vend në tjetrin". "Për sa i përket se sa bindës ishte identiteti i tij fals, ne mund t'ju themi se ai ka ecur lirshëm nëpër qytet dhe ka qenë mjaft publik në sy të të gjithëve", tha Vukceviç. "Edhe njerëzit që kishin kontaktuar nga afër me të nuk kishin dalluar se cili ishte në të vërtetë". Sveta Vujaciç, avokati i Karaxhiç tha se sirtarët e kishin transformuar historinë e arrestimit të të dyshuarit, pasi ai është kapur që më 18 korrik në një autobus publik dhe është mbajtur në një vend të fshehtë deri sa u soll në Gjykatë të hënën. "Karaxhiç më tha se këta njerëz i kishin treguar vetëm një dokument se, ishin policë dhe e kishin çuar në një vend të fshehtë dhe e kishin mbajtur në një dhomë. Dhe kjo është plotësisht kundra ligjit", theksoi avokati. Javën e kaluar policia ka kontrolluar apartamentin e ish-bashkëshortes së tij, Ljiljana Karaxhiç në Sarajevë. Ata sekuestruan materiale dhe dokumente që iu deshën për kërkimin. Edhe shtëpi të mbështetësve të tij janë kontrolluar gjithashtu.
Qëndrimi në Hagë
Ekstradimi i Radovan Karaxhiçit në Hagë do ta bashkojë atë me miq të vjetër lufte që qëndrojnë në të njëjtin burg, por edhe rivalë. Ai do të qëndrojë në të njëjtin vend, ku qëndronte dikur lideri i tij, ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, aty ku ai kaloi vitet e fundit të jetës. Por Karaxhiç do të takojë edhe armiq të vjetër të luftës së Bosnjës. Megjithatë nën hekura dhe dryna, rivalitetet etnike duket se do të shuhen pasi armët dhe plumbat janë zëvendësuar me raketa dhe topa ping-pongu.
Me arrestimin e Karaxhiç, prokurorët dhe gjykatësit zotohen për gjykime më të shpejta për të evituar procedurat e gjata që e kanë karakterizuar Hagën deri tani. Karaxhiç pritet të zhvendoset në fund të javës në Holandë për t'u përballur me gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës (ICTY), krijuar 15 vite më parë për të gjykuar krimet e kryera gjatë luftës 1992-'95 në Bosnjë. Ekspertët thanë se Serge Brammertz dhe skuadra e tij e juristëve duan të evitojnë një maratonë si gjyqi i Sllobodan Millosheviç që përfundoi para kohe dy vjet më parë me vdekjen e ish-presidentit Jugosllav. "Gjyqi nuk ka pse të zgjasë më shumë se një vit", tha një specialist i Hagës. Gjatë gjyqit të Millosheviçit prokurorët thirrën rreth 300 dëshmitarë me një buxhet vjetor prej më shumë se 270 milionë dollarë. Gjykatësit dhe prokurorët kanë vendosur të shtyjnë dhe pushimet e verës për të realizuar seancën hapëse të këtij gjyqi sa më shpejt.
Kush është Radovan Karaxhiç, më i kërkuari i botës
Radovan Karaxhiç lindi më 19 qershor 1945 në Savnik, Jugosllavi, në atë që tashmë është Republika e Malit të Zi. Babai i tij, Vuk, ka qenë një anëtar i Chetniks, rebelët nacionalistë serbë, që kanë luftuar si kundër nazizmit, ashtu edhe kundër partizanëve komunistë të Titos në Luftën e Dytë Botërore dhe ka qëndruar në burg për pjesën më të madhe të fëmijërisë së djalit të tij. Nëna e tij, Jovanka Karaxhiç, e përshkruante të birin si besnik, shumë punëtor, i cili e ndihmonte. Në vitin 1960 ai u zhvendos në Sarajevë, ku më pas njohu edhe bashkëshorten e tij, Ljiljana, u diplomua si mjek dhe u bë psikiatër në spitalin e qytetit. Ai u bë njëkohësisht poet dhe ra nën ndikimin e shkrimtares nacionaliste serbe, Dobrica Cosiç, që e inkurajoi t'i futej politikës. Vite më vonë, pasi kishte punuar për Partinë e Gjelbër, ai ndihmoi në ndërtimin e Partisë Demokratike serbe në 1990, si kundërpërgjigje e formimit të partive nacionaliste kroate në Bosnjë, dhe i dedikuar për Serbinë e Madhe. Më 27 mars 1992, Karaxhiç bëhet president i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi. Më 6 prill 1992 Bosnja njihet si vend i pavarur nga Kombet e Bashkuara dhe më 12 maj 1992 Karaxhiç zgjidhet president i presidencës tre personëshe të Republikës Serbe të Bosnjës. Më 17 dhjetor 1992 deri më 19 korrik 1996 ai ka shërbyer i vetëshpallur si president i vetëm i Republikës Serbe të Bosnjës si dhe komandant suprem i forcave të armatosura. Më 1 korrik 1991 deri më 30 nëntor 1995, sipas deklaratave nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Karaxhiç ka marrë pjesë në krime për të fituar kontrollin e disa pjesëve të Bosnjës, që ishin deklaruar pjesë të Republikës serbe, përfshirë persekutimin dhe taktika terrori; deportimin e atyre që ngurronin të largoheshin dhe shfarosjen e të tjerëve. Më 1 prill 1992 forcat serbe në Bosnje udhëhequr nga Karaxhiç ndërmorën një sulm 44-mujor në Bosnje në Sarajevë, të cilën Gjykata e OKB thotë se: "përfshihej në terrorizmin e personave, që jetonin brenda Sarajevës". Nga 11 deri më 18 korrik 1995 forcat serbe (me Karaxhiç në krye) vranë mijëra meshkuj të rinj e të vjetër boshnjakë në Srebrenicë. Në vitin 1996 Karaxhiç zhduket nga syri publik. Në vitin 2003 zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë të Bosnjës ngrinë llogaritë bankare dhe pasuri të tjera të miqve të ngushtë të Karaxhiç që dyshoheshin se kishin ndihmuar në fshehjen e tij. Në korrik 2005 bashkëshortja e Karaxhiç i bën atij një apel televiziv që të dorëzohej "për hir të familjes". Karaxhiç, një psikiatër në profesion dhe poet e shkrimtar, është akuzuar dy herë nga Gjykata e Hagës për genocid dhe krime kundër njerëzimit. I konsideruar si hero nga shumë serbë, ai u fsheh në vitin 1997 dhe i ka shpëtuar arrestimit për vite të tëra. Zyrtarët në Gjykatën e Hagës thonë se, ai kishte një rrjet mbështetës me financime të mëdha përfshirë zyrtarë policie dhe anëtarë të shërbimeve sekrete në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi si dhe anëtarë të Kishës Ortodokse serbe, të cilët i kanë mundësuar atij strehim dhe mbulim që të mos kapej për vite të tëra. Karaxhiç fliste anglisht dhe serbo-kroatisht, është 1.85 cm i gjatë dhe karakterizohet nga një sjellje pompoze, akuzohet për krime kundër jetës dhe shëndetit, genocid, huliganizëm, vandalizëm, shkatërrim e krime lufte. Ka lidhje me Ratko Mlladiç. Në vitin 2005 Karaxhiç publikon një libër me poezi për Serbinë, të titulluar "Nën kraharorin e majtë të Shekullit". Një zëdhënës në Hagë u shpreh i ofenduar, që ai mund të ndërmerrte hapa të tillë. Më 21 korrik 2008 Karaxhiç arrestohet për krime lufte.
Serbia kërkon anëtarësim, Kosova i ul hovin
Zyrtarët serbë kanë kërkuar që tashmë të marrin statusin e një vendi të denjë kandidat, ndërkohë që arrestuan Karaxhiç. Kërkesën për statusin kandidat e ka bërë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç. Ndërsa zyrtarët në Kosovë kanë deklaruar se arrestimi i të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, Radovan Karaxhiçit, është proces i vonuar, që është dashur të bëhet vite më parë dhe është një hap i qeverisë së Serbisë në përpjekje për ta zbehur vizitën e suksesshme të Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës në Uashington.
Adhurues të Karaxhiç përleshën me policinë në Beograd
Dje në qendër të Beogradit ka pasur përleshje me policinë kur rreth 50 veta, në shenjë të proteste kundër arrestimit të Radovan Karaxhiçit. Ata kanë ndezur zjarre, ndërkohë që policia i ka shpërndarë nëpër rrugët dytësore. Mbi 100 njerëz, simpatizantë të Karaxhiçit janë tubuar në qendër të qytetit, ndërsa disa nga ta ishin në fanella me portretet e Karaxhiçit dhe të Ratko Mlladiçit dhe brohoritnin emrat e tyre. Në tubim është vërejtur flamuri i organizatës ultradjathtiste "Obraz", të cilët këndonin këngë patriotike dhe brohoritnin "e tradhtuat Serbinë".
Barroso, Solana për arrestimin e Karaxhiçits
Bashkimi Evropian e mirëpriti arrestimin e Radovan Karaxhiçit dhe shumë ekspertë thonë se kjo e ka afruara serbinë më parnë anëtarësimit. Kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso u tha dje ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel se arrestimi provon "përkushtimin e qeverisë së re të Serbisë për të arritur bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës" dhe arrestimi është shumë i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Serbisë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Solana e cilësoi arrestimin "ditë të mirë për drejtësinë në Ballkan". Solana bëri thirrje për më shumë përpjekje në arrestimin e Ratko Mlladiçit.
Ban Ki Mun përgëzon autoritetet serbe
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, ka lavdëruar autoritetet në Serbi për arrestimin e Radovan Karaxhiçit. "Ky është moment historik për viktimat, të cilat kanë pritur për 13 vite që Karaxhiçi të sillet para drejtësisë", tha Ban Ki Mun, në komunikatën e lëshuar nga Kombet e Bashkuara. Ndërkohë, ndërmjetësi amerikan për Ballkanin gjatë viteve të '90, Richard Holbrooke e cilësoi Karaxhiçin si Osama Bin Laden të Evropës, "arkitekt real dhe të vërtetë të vrasjeve masive". Presidenti i Serbisë Boris Tadiç përmes një komunikate ka njoftuar se, Karaxhiçi është arrestuar mbrëmë "në aksionin e shërbimeve serbe të sigurisë".