Dy kandidatët e Topit në seancë dëgjimore
Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me kandidatin për anëtar të komisionit të konkurrencës, Engjëll Skreli.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni u njohën me CV-në e Skrelit, ndërkohë që një ditë më parë, e njëjta procedurë ishte ndjekur edhe me kandidatin tjetër Bërhan Malevi. Në CV-në e tij Skreli nga janari 2008 e në vazhdim është prorektor për zhvillimin e kurrikulave dhe vlerësimin institucional; nga tetori 2005 e në vazhdim është pedagog në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës; nga tetori 2002 e në vazhdim është drejtor ekzekutiv në institutin shqiptar për politikat publike. Rreth tre javë më parë Presidenti Bamir Topi, nxori dekretin për dy kandidatët për komisionin e konkurrencës dhe deputetët do të votojnë për njërin prej tyre.