Pranga superhajdutit, vidhte në plazh
DURRES - Një vjedhës profesionist banesash është prangosur mbrëmje e së hënës nga efektivat blu të Durrësit.
Florenc Kondakçiu, një 29-vjeçar i lindur në Tiranë, me banim në Rrushkull të Durrësit është arrestuar si një person shumë i kërkuar nga policia. Brenda 10 ditëve të fundit Kondakçiu ka kryer pesë vjedhje, duke përdorur teknikën e thyerjes së apartamenteve, pasi sigurohej se në të nuk kishte persona. Zona e veprimit të tij gjatë kësaj kohe ka qenë plazhi i Durrësit, i mbipopulluar këto ditë nga turistët, vendas e të huaj. Bizhuteri floriri, celularë, euro, dollarë, stërlina dhe lekë, në një shumë për të cilën një punëtori të thjeshtë i duhet të paktën dhjetë vjet ta kursejë, Kondakçiu e kishte arritur brenda 10 ditësh falë vjedhjeve në seri. Policia e Durrësit bën me dije se shtetasi Florenc Kondakçiu është përsëritës në fushën e krimeve ndaj pronës, pasi ai rezulton të jetë dënuar edhe 6 herë të tjera më parë për vjedhje banesash dhe lokalesh në Rrethin e Durrësit. Kapja e tij u bë e mundur në orët e vona në lagjen "Shkozet" të Durrësit, ku vjedhësi profesionist kishte marrë me qira një shtëpi. Materialet procedurale shtesë në ngarkim të tij, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës, e cila ka regjistruar dosjen e radhës për Kondakçiun. Ndërkohë, dhjetëra persona të tjerë janë nën mbikëqyrjen e agjentëve të policisë së Durrësit, të dyshuar si autorë vjedhjesh në zonën e plazhit dhe në qytet. Përqendrimi i tyre vjen në këtë periudhë, me mbërritjen e emigrantëve dhe turistëve të ndryshëm, që bëhen shënjestër e hajdutëve. Shqetësimi më i madh i policisë janë të miturit, të cilët nuk ndëshkohen nga ligji dhe pas shoqërimeve ata lihen të lirë, për t'iu rikthyer sërish veprimtarisë së tyre. o.u