E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet kthimi i pronave deri në 30 prill 2013

14-03-2012 / Gazeta 55

Kompensim me vlerën e tregut për ish-pronarët


Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) do të shqyrtojë dhe do të ketë të drejtën e marrjes së vendimeve për dosjet e ish-pronarëve deri në datën 30 Prill 2013, pasi dje Qeveria miratoi shtyrjen e afatit të mëparshëm të skaduar në 31 dhjetor 2011. Vendimi i Qeverisë bazohet në propozimin e ministrit të Drejtësisë me projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9235, datë 29. 07. 2004, ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, të ndryshuar", që parashikon shtyrjen e afatit të kthimit, vlerësimin me vlerën e tregut për kompensim të pronave të zëna, krijimin e Drejtorisë së Koordinimit, etj. Ky projektligj që ka gjithsej 6 nene, do të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvend. Projektligji parashikon ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar. Një ndër ndryshimet kryesore është shtyrja e afatit të kthimit të pronave deri në datën 30 prill 2013. Këshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, do të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›