E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Politika e qeverisë, rezultate spektakolare në rënien e çmimeve për barnat dhe ilaçet

14-03-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha theksoi dje gjatë mbledhjes së qeverisë se në fushën e ilaçeve politika e ndërmarrë nga qeveria ka rezultate spektakolare në harmonizimin me rënien e çmimeve në vlerat e tregut. Kryeministri citoi disa artikuj për të cilët çmimet kanë rënë nga 1.4 herë deri në 9.8 herë. Ai ka theksuar më tej se ndërhyrja e qeverisë nuk është për të diktuar tregun por për të ndaluar abuzimet me çmimet e medikamenteve. “Është një listë e gjatë medikamentesh që kanë pësuar rënie. Ndërhyrja jonë përbën një lehtësi të madhe për buxhetin e familjarëve të të sëmurëve”, theksoi Berisha. Kryeministri ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e atyre politkave që bëjnë të mundur që këtë listë të gjatë produktesh farmaceutike të përdoruara për kurimin e sëmundjeve kronike dhe akute ta marrim me çmime më të arsyeshme. Kjo përpjekje do të vazhdohet jo për të diktuar çmimin, por për ti harmonizuar ato ndershmërisht me vlerat e tregut dhe për të goditur çdo spekulim”, tha Berisha, i cili shtoi se, “tani produktet spitalore do të tenderohen me çmim, natyrisht duke ruajtur cilësinë. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm. Do të bëjmë gjithçka që aty ku ekziston mundësia qytetarët e këtij vendi të mund të blejnë me çmime të harmonizuara me tregun. Ky është kushti”. Sipas Kryeministrit një nga qëllimet më kryesore të reformës rregullatore të tregut është parimi i konkurrencës së tregut. Në raste të caktuar një rregullim çmimi n përputhje me tregun. Një nga detyrat kryesore të enteve rregullatore është harmonizimi me tregun. Në këtë kontekst ka zhvillim madhor. Rënia nga 2005-a deri sot me disa herë i çmimeve në telefoninë celulare, çka ka bërë që shqiptarët të jenë në vendet kryesore në botë për përdorimin e saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›