Berisha: Këtë vit 300 milionë USD për buxhetin suplementar
Buxheti suplementar për këtë vit do të jetë në shifrën e 300 milionë dollarëve, ndërkohë që pjesë e buxhetit nuk do të jetë vlera e përfituar nga privatizimi i ARMO-s.
Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se, qeveria do të miratojë në ditët e ardhshme buxhetin suplementar, i cili është edhe i treti që nga momenti që PD-ja ka ardhur në pushtet. Duke folur para deputetëve demokratë, kreu i qeverisë u shpreh se, “Ky buxhet është rreth 300 milionë dollarë. Ai nuk ka në bazë privatizimet e ARMO-s, apo privatizime të tjera, por është i tëri miradministrim dhe luftë kundër evazionit, kontrabandës dhe korrupsionit. Kjo është rritja më e madhe e të ardhurave që ka ndodhur, në harkun kohor 1-vjeçar, në tërë historinë e vendit”. Sipas Berishës, “të ardhurat buxhetore, nga viti i kaluar në këtë vit, rriten nga 26.4 për qind në 28.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Kjo rritje vjen e tillë, me gjithë vendosjen e nivelit më të ulët të taksave. Kjo rritje dëshmon për një forcë të qartë të disiplinës fiskale, që midis të gjitha disiplinave është më e vështira, por më jetikja për çdo vend. 300 milionë dollarë të ardhura më shumë nga miradministrimi, janë një mundësi e re, mundësi e dytë e madhe për vendin në tërësi, për qytetarët shqiptarë në veçanti”. Kryeministri Berisha tha gjithashtu dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se një pjesë e mirë e buxhetit suplementar të këtij viti do t’i kalojë buxhetit të qeverive vendore. “Një nga sukseset më të mëdha të kësaj qeverie ka qenë bashkëpunimi me qeveritë vendore, të cilat, si asnjëherë tjetër më parë, kanë konkretizuar projekte shumë të rëndësishme në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellës, qendra komunitare, për bashkitë dhe komunat e tyre. Kryeministri tha se një hap tjetër madhor në revolucionin fiskal të qeverisë ka qenë thjeshtimi i sistemit të taksave kombëtare dhe zvogëlimi i tyre, nga 23 taksa në 6 taksa kombëtare. a.sh