Ujërat e zeza, Japonia jep 66.2 milionë euro kredi
Qeveria shqiptare ka marrë 66.2 milionë euro kredi për përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza për Tiranën.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka nënshkruar dje marrëveshjen e huas me qeverinë japoneze për realizimin e projektit “Përmirësimi i sistemit të largimit të ujërave të zeza për Tiranën e madhe”. Kredia prej 66.2 milionë euro është me terma tregtare të leverdishme. Në emër të palës japoneze, marrëveshja u nënshkrua nga Shigeru Kiyama, drejtor rajonal i Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JBIC. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Bode vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë japoneze dhe e falënderoi atë për dhënien e kësaj huaje, që do të mundësojë modernizimin e infrastrukturës së Tiranës si dhe shprehu besimin se qeveria japoneze do të jetë pjesë e financimit të projektit të rrugëve rurale që pritet të fillojë së shpejti. Kredia është me terma të favorshme, me afat shlyerje prej 40 vjetësh, ku vetëm pas 10 vjetësh do të fillojë shlyerja e principalit. Në tërësinë e tij, projekti parashikohet të realizohet në tri faza. Agjenci zbatuese për këtë projekt do të jetë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, si dhe drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve. Sistemi i kanalizimeve në Tiranë le shumë për të dëshiruar. Kjo, pasi kryeqyteti ka një sistem të vjetruar të kanalizimeve, që daton nga viti 1960 dhe nuk disponon asnjë impiant trajtimi të ujërave të zeza.