Ksavi Hernandez, lojtari më i mirë i Euro 2008-s
Mesfushori spanjoll Ksavi Hernandez u përzgjodh si lojtari më i mirë i Euro 2008-s, pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme që ndihmuan edhe vendin e tij të fitonte titullin.
28-vjeçari i Barcelonës luajti pesë ndeshje në finalet e Kampionatit Europian, duke shënuar vetëm një gol në gjysmëfinalen kundër Rusisë. Spanja fitoi titullin e parë në një turne të madh pas suksesit të vitit 1964, kur mundi në finale Bashkimin Sovjetik. Aftësia e Ksavi Hernandezit për të diktuar ritmin e ndeshjes nga mesfusha e solli atë në vëmendjen e Ekipi Teknik të UEFA-s, që vendosi t’i japë atij çmimin “Castrol Player of Tournament” (Lojtari më i mirë i turneut”), një çmim ky i sponsorizuar nga sponsori zyrtar “Castrol”. Në përzgjedhjen e spanjollit u morr parasysh edhe votimi i publikut. “Ne zgjodhëm atë, pasi ne mendojmë se ai përfaqëson stilin spanjoll të lojës. Ai ishte ekstremisht influencues në zotërimin, pasimin dhe llojin e lojës që Spanja aplikoi”, - thuhet në komunikatën e publikuar në uefa.com. Fitorja 1-0 kundër Gjermanisë në Vjenë ishte edhe ndeshja e 63-të e Ksavi Hernandesit për Spanjën, qysh nga debutimi i tij – së bashku me shokun e ekipit të tij te Barcelonë, Karles Pujol –kundër Holandës, më 15 nëntor 2000. Ksavi Hernandez nuk luajti asnjë minutë me Spanjën në Euro 2004 në Portugali, ndërkohë që ishte një lojtar i rregullt i formacioni të parë në Kupën e Botës në Gjermani 2006. Në Austri e Zvicër 2008, Ksavi tregoi se ishte një lojtar i pjekur.