Vepra e Feim Ibrahimit dhe himni i Kosovës
Një koncert me veprat e Feim Ibrahimit, është shfaqur mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë, mbrëmjen e djeshme në mbrëmjen gala janë shfaqur edhe vepra të zgjedhura të krijimtarisë sinfonike dhe vokale nga kompozitorë shqiptarë dhe kosovarë. Për herë të parë në Shqipëri është luajtur edhe himni i Kosovës, ndërkaq edhe premiera e kompozitorit të mirënjohur Feim Ibrahimi kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit: “Tash Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lëshue”. Këto nota janë dëgjuar vetëm një herë në skenën shqiptare dhe pas 30 vitesh kthehen nga orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit. Rikard Ljarja ka shoqëruar pjesët patriotike me recitimin. Koncerti ka nisur në orën 20:00 dhe me këtë ngjitje në skenë, Teatri i Operës mbyll sezonin artistik.