Torres: As që e kisha ëndërruar
Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Fernando Torres, ishte personi që shënoi golin e triumfit për kombëtaren e tij, në finalen përballë Gjermanisë.
Një triumf që i mungonte vendit të tij prej plot 44 vitesh. Gjithsesi, ai nuk ndalet me kaq, por shikon për më larg, pasi mendon se këtë ekip mund të fitojë edhe Botërorin.
Më në fund, Spanja u shpall sërish kampione e Evropës. Si ndiheni tashmë?
Mendoj se jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e një titulli të tillë. Tashmë jemi në një status, të cilin duhet të mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur. Ndërkohë që të gjithë spanjollët e përjetuan këtë finale nëpërmjet televizionit, ne jemi e përjetuam akoma më shumë. Jemi duke festuar një triumf që për të gjithë është diçka e madhe. Arrita të shënoj golin që i dha titullin Spanjës. Nuk e kisha menduar kurrë një gjë të tillë. As në ëndrrat e mia. Detyra e një sulmuesi është që gjithmonë të shënojë gol dhe unë jam shumë i lumtur me kontributin që kam dhënë për kombëtaren time. Kam shënuar dy herë dhe në momente mjaft të rëndësishme. Gjithsesi, nuk fituam prej golave që shënova unë, por prej formës së shkëlqyer dhe faktit që luajtëm si një grup kompakt.
Cili është sekreti i kësaj kombëtareje?
E thashë edhe më parë që është grupi. Të gjithë lojtarët dhanë më të mirën e tyre për këtë ekip, duke qenë të bashkuar në fushën e lojës dhe nëse një skuadër luan e bashkuar, është shumë e vështirë që të thyhet. Ne nuk u mundëm në asnjë ndeshje, madje i fituam të gjitha.
Do të veçonit një prej lojtarëve të kombëtares, i cili bëri me të vërtetë një punë të madhe?
Nuk është e mundur që të bëhet një gjë e tillë nga askush. Kasiljas e tregoi qartë që është një portier i jashtëzakonshëm. Në mbrojtje nuk patëm asnjë problem dhe kemi pësuar shumë pak gola. Mbrojtësit markuan shkëlqyeshëm kundërshtarët, madje kanë qenë një ndihmë edhe për ne sulmuesit. Mesfusha gjithashtu, ka qenë e shkëlqyer. Nuk di se kë të përgëzoj më parë.
Deri ku do shkojë kjo skuadër?
Ne duam titullim kampion bote tashmë. E mira e skuadrës sonë është se 80% e ekipit janë në moshë të re dhe në Botërorin e ardhshëm do të jenë akoma më të fortë. Ndërkohë, ne do jemi akoma më kompaktë, pasi do të njihemi akoma më mirë.