E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orkestrat frymore, mblidhen sërish në Sarandë

Nis edicioni i tretë i Festivalit të Orkestrave Frymore (Albanian Wind Band Festival). Do të zhvillohet gjatë sezonit turistik në datat 8-13 korrik 2008. 

Orkestrat frymore pjesëmarrëse, gjashtë mbrëmje me radhë do të realizojnë parada muzikore dhe koncerte në skenën e festivalit, e cila do të vendoset në shëtitoren kryesore  të qytetit të Sarandës, për të bërë të mundur përcjelljen e festivalit nga qindra turistë e banorë të qytetit. Do të marrin pjesë orkestra frymore nga vendi e rajoni. Ky aktivitet synon ndërkombëtarizimin e festivalit, si dhe rritjen e nivelit artistik të përfaqësimit. Do të ketë risi në mënyrën e organizimit në ndryshim nga edicionet e mëparshëm që janë: Përmirësimi i imazhit të formacioneve pjesëmarrëse në festival (personalizim i çdo divize). Si dhe do të realizohet shtrirja dhe jehona e tij edhe nëpër qytetet që do të përshkojnë orkestrat frymore gjatë udhëtimit të tyre për në qytetin e Sarandës, duke realizuar në këto qytete, parada muzikore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›