E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kompensimi për pronarët me çmimin e tregut

Autori i Lajmit: S.T
Këshilli i Ministrave miratoi dje fondin për kompensimin e ish-pronarëve. Në bazë të projektligjit të ri të gjitha të ardhurat nga privatizimet dhe ankandet e sipërmarrjeve e aseteve shtetërore do të kalojnë në fondin për të kompensuar të gjithë ish-pronarët. Kreu i Ekzekutivit, Sali Berisha pohoi se në këtë mënyrë zbatohet një detyrim kushtetuese dhe moral i i mazhorancës ndaj pronarëve. Ai theksoi gjithashtu se kompensimi i tyre do të bëhet me vlerën e treguat çka përbën dhe mënyrën më të vështirë dhe të kushtueshme por dhe më të ndershmen. Ai ritheksoi idenë e mendimit të ligjit të vitit 19994 i cili nuk lejon shitjen e tokës shtetërore ndërsa pohoi se duhet të evitohet çdo abuzim me tokën. Në këtë kuadër kreu i Qeverisë i ka thyer përgjigje dhe kryebashkiakut Rama pas akuzave të këtij të fundit për bllokim tëe planit rregullues të Tiranës nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të territorit.

Projektligji

Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektligjin, tha se ky draft i ri ridimensionon burimet e qeverisë për të kompensuar pronarët shqiptarë. Kryeministri tha se forma e kompensimit do të jetë ajo me vlerën e tregut. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe parimet programatike të qëndrimeve tona ndaj çështjes së pronës, kemi përzgjedhur formën më të ndershme, më të kushtueshme dhe më të vështirë të kompensimit, që është ajo me vlerën e tregut. Kjo është një faturë shumë e madhe, e cila ka dinamizmin e saj nga viti në vit, sepse i tillë është dinamizmi i vlerës së tregut,”- u shpreh kreu i Qeverisë. Ai shtoi më tej se ky vendim është në kuadër të plotësimit të një detyrimi kushtetues dhe moral të mazhorancës ndaj pronarëve, të cilëve në mënyrën më të padrejtë e më klasore u shpronësuan. “Me këtë ligj, shtoi ai hapen shtigje dhe mundësi të reja për fondin e kompensimit të pronarëve, qoftë fizik apo qoftë monetar. Për krijimin e fondit monetar të kompensimit, Kryeministri Berisha bëri të ditur se do të përdoren edhe të ardhurat nga privatizimet dhe ankandet e aseteve shtetërore. Në funksion të krijimit të këtij fondi, Kryeministri kërkoi mendimin e ligjit të vitit 1994, që i ndalon qeverisë të shesë toka publike. “Në një mbledhje të shkuar ju njoha me qendrën e Tiranës. Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ligji është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficente për kompensimin e pronarëve”, - tha ai. Për të ilustruar këtë gjë Berisha mori si shembull qendrën e Tiranës e cial është kthyer në një mollë sherri mes Qeverisë dhe Bashkisë. “Ankandi duhet të jetë për metër katror ndërtimi, sepse kështu arrihet vlera më maksimale, natyrisht në përputhje me urbanistikën e qytetit. E ftoj zotin Rama që del në konferencë shtypi dhe që, pasi e ka mbajtur një vit planin, ta sjellë sa më shpejt në sekretarinë teknike dhe do tia miratojmë, në mënyrë që të mos krijojmë alibia të kota. Pasi e mbajti planin e rregullimit një vit e gjysmë, e miratoi para dy javësh, tani del e thotë po e bllokon KRRTRSH-ja”, - tha ai. Në përputhje me planin urbanistik, tha Bërisha, duhet të gjendet mënyra e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. “Por si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë. Krahas këtyre fondeve, të ardhurat e ankandeve të pronave të tjera, sipërmarrjeve, vlerave apo aseteve shtetërore, ky ligj i adreson gjithashtu në fondin monetar të kompensimit të pronarëve”, - sqaroi ai.

Ky lajm është publikuar: 14/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›