Doktoratura për politeknikun dhe Durrësin
Çelen programet e studimeve të doktoratës në “arkitekturë urbanistike” pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik. Gjithashtu, doktoratat janë hapur edhe në Shkencat Ekonomike, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit të Universitetit të Durrësit. “Sa i përket kohëzgjatjes së këtyre programeve studimore ajo do të jetë 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Tarifa e shkollimit do të jetë 200,000 lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara”. Kuotat e pranimit në programin e studimit “arkitekturë urbanistike” do të jenë 14, nga të cilat dy kuota caktohen për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ndërsa për Universitetin e Durrësit doktoraturën për shkenca ekonomike do ta ndjekin 30 studentë.