Buxheti 2010, sa rritet rroga e Presidentit Topi
Autori i Lajmit: Redaksia
Prej qershorit të vitit të ardhshëm, presidenti Bamir Topi, do të përfitojë një shtesë page prej 54 eurosh në muaj. Lajmi jepet nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, e cila citon shtypin e Maqedonisë. Sipas këtyre burimeve, paga aktuale e presidentit shqiptar është 1815 euro dhe vitin e ardhshëm do të arrijë në 1869 euro. Rritja është parashikuar në buxhetin e shtetit për 2010-ën, prej të cilit do të përfitojnë edhe punonjësit e shëndetësisë, policia e ushtria, pensionistët dhe punonjësit e administratës publike.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009