E Diel, 1 Nëntor 2026

TEC-i i Vlorës, 1 miliardë lekë për shpronësimin e pronarëve

Autori i Lajmit: Redaksia
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një vendim për shpronësimin e pronarëve që zotërojnë pasuri të paluajtshme që preken nga ndërtimi i linjës 220 kv, Tec i Ri, Vlorë,–nënstacioni 220/110/35 kv, Babicë, Vlorë. Pronarët e pasurive të paluajtshme shpronësohen për sipërfaqen 2 322,95 m², tokë bujqësore, pyll, arë, ullishte, vlerësuar me shumën 735 294 lekë, dhe për produktin ulli, vlerësuar në shumën 192 000 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 927 294 lekë. Shpronësimi do të fillojë në muajin nëntor dhe të përfundojë brenda vitit 2009.
Pagesa e pronarëve do të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”. Parashikohet që punimet për ndërtimin e linjës 220 kv, Tec i Ri, Vlorë,–nënstacioni 220/110/35 kv, Babicë, Vlorë, të përfundojnë brenda vitit 2009. pëer zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH.

Ky lajm është publikuar: 14/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›