Dhurohet biblioteka e Aleks Budës
Nëntë mijë vëllime, që i përkasin bibliotekës personale të Aleks Budës, i janë dhuruar dje Bibliotekës Kombëtare. Familjarët e akademikut, veçanërisht, Tatjana Buda, është takuar më ministrin e Kulturës, Ylli Pango dhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasarin, për të nënshkruar këtë marrëveshje dhurimi. Nga biblioteka personale përfshihen botime nga fusha të ndryshme të dijes, që kanë ndikuar edhe në formimin e akademikut Buda, njëri ndër albanologët më në zë të shek XX. Krahas botimeve-libra apo periodikë me karakter filozofik, historik, gjuhësor, etimologjik etj., fushë me interes për personalitetin e këtij shkencëtari mbetet dhe letërsia artistike, e cila ndodhet e pranishme edhe në bibliotekën e dhuruar.