Tepelenë, vdes në aksident teksa po kthehej në atdhe
Shtetasi Paulin Gjergji ka humbur jetën sot nga një aksident automobilistik në zonën e quajtur Gurorja e Vasjarit në Mogilla të rrethit të Tepelenës. Policia bëri të ditur se aksidenti mund të ketë ardhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesi, si pasojë e pagjumësisë. Makina tip Honda, ka rënë nga ura, duke i marrë jetën shtetasit Gjergji, i cili po kthehej në Mirditë pranë familjes së tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.