Berisha: “Kryeprokurorja Ina Rama është e papërgjegjshme”
Kryeministri: “Basha është i pafajshëm, Ina Rama u keqpërdor politikisht”. Berisha prezanton vendimin e qeverisë: “Më 1 maj nis rritja e rrogave dhe pensioneve”
Shaban Sulçe
Që Ina Rama nuk konsiderohej më prej kryeministrit Berisha si “Silvia Konti” e Shqipërisë, kjo dihej prej kohësh, por dje ka ardhur një deklaratë agresive e shefit të qeverisë në drejtim të kryeprokurores së vendit. Kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, i pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen “Basha”, ka deklaruar se jo vetëm ministri i tij është i pafajshëm, por se kryeprokurorja Ina Rama është e papërgjegjshme dhe është keqpërdorur politikisht. “Verbëria politike e ka shtyrë Prokurorinë të merret me aktin politik, pra ministri ka zero implikim personal, çdo gjë është vendim i Këshillit të Ministrave”, - theksoi Berisha.
Konferenca
Në fakt, qëllimi i konferencës së djeshme të kryeministrit Sali Berisha ka qenë deklarimi i vendimit të qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve prej datës një maj. Berisha tha se tashmë qeveria ka përfunduar përllogaritjen e plotë të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Ai tha se nga kjo rritje do të përfitojnë kategori të tilla si mësuesit, infermierët, mjekët si dhe kategoritë me paga më të ulëta. Berisha tha gjithashtu se nuk do rriten pagat e zyrtarëve të lartë. “Nuk do të rriten rrogat më të larta, domethënë rrogat e deputetëve, ministrave, rrogat e zyrtarëve më të lartë. Kjo bëhet sepse ne jemi zotuar të ngushtojmë diferencën midis rrogave të ulëta e të larta, kështu zbret në 1 me 5 diferenca midis rrogës maksimale dhe minimale të administratës publike, raport ky tërësisht perëndimor ka qenë 1 me 10, katër vite më parë”, - tha kryeministri Berisha.
Duke e konsideruar nismën e qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve si një përgjigje kundër mjerimit dhe varfërisë, Berisha bëri të ditur se duke filluar nga data 1 maj, do të dyfishohen pensionet në fshat dhe do të rriten të gjitha llojet e pensioneve të tjera. “Në datën 1 maj dyfishohen pensionet në fshat, pra pensionisti që ka marrë 3400 lekë, nga 1 maji do të marrin 6800 lekë. Rritje të ndjeshme u shkon të gjitha llojeve të pensioneve të tjera”, - tha Berisha.
Buxheti
Berisha nënvizoi se procesi i rritjes së pagave dhe pensioneve është bërë enkas dy muaj përpara zgjedhjeve për të mos i lidhur këto dy procese me njëri–tjetrin. Ai mohoi se rritja e pagave dhe e pensioneve është bërë për qëllime elektorale, ndërkohë që kritikave të institucioneve ndërkombëtare, Berisha ju kundërpërgjigj se qeveria disponon çdo qindarkë për përballimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. “Kjo rritje nuk ka asnjë qëllim elektoral, sepse po të kishte një të tillë, nuk do ta fshihnim, por ne atyre që shprehen se ka qëllime elektorale u themi se kjo rritje është bërë në vitin 2006, dhe nuk ka qenë elektorale, po ashtu kjo rritje është bërë në vitet 2007-2008. Në të gjitha këto vite opozita e vendit ka votuar kundër në Parlament. Kritikat? Qeveria disponon çdo qindarkë për të përballuar rritjen e rrogave dhe pensioneve”, - tha Berisha.
Kartat
Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe skemën e re të qeverisë për të pajisur me karta identiteti të gjithë personat me ndihmë ekonomike. Berisha tha se qeveria do të subvencionojë në shumën 1 mijë lekë të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike, ndërkohë që ata duhet të paguajnë vetëm 200 lekë për të marrë kartën e identitetit.
Përsa i përket komunitetit rom dhe atij egjiptian, kreu i qeverisë ka ripërsëritur vendimin për dhënien e kartave falas për këto kategori. Ndërkohë, sipas Berishës, edhe studentët do të duhet të paguajnë vetëm 2 mijë lekë për kartën në sekretarinë e shkollave, për të shmangur kështu parapagimin. Pensionistëve do t’u shtohet 10 mijë lekëshi në pension dhe në këtë mënyrë do t’u mbeten vetëm dy mijë lekë për të paguar.
14 Prill 2009