“IDEA” trajnon anëtarët e LSI-së në Korçë
Instituti “IDEA” vazhdon fushatën e trajnimeve të anëtarësisë së LSI-së në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky trajnim po bëhet në bashkëpunim me Partinë Laburiste Angleze. Pas takimeve në Berat dhe në Vlorë, përfaqësues të institutit “IDEA” zhvilluan një trajnim me anëtarët e LRI-së dhe LSI-së në qytetin e Korçës. Përfaqësuesit e IDEA-s, Panajot Soko, Almir Rrapo, Jori Vila, Juliana Hoxha dhe Majlind Elazimi u takuan me të rinjtë e LSI-së në Korçë, ku folën rreth ndërtimit të strategjisë elektorale dhe kontakteve me votuesit. Në këtë takim është bërë trajnimi i të rinjve, pjesëtarë të LRI-së, për mënyrat, taktikat dhe teknikat që do t’i ndihmonin këta të fundit të realizonin një fushatë elektorale sa më moderne dhe sa më efikase, me qëllimin kryesor fitoren e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.
14 Prill 2009