G99-a, takime elektorale në Lushnjë
Duke vazhduar turin e përgatitjes së fushatës elektorale në të gjithë vendin, kreu i G99-s, Erion Veliaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie, kanë zhvilluar dje një takim me banorët e komunës Krutje në rrethin e Lushnjës. Takimi është hapur nga përfaqësuesi i G99-s, Eduard Hashorva, i cili ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë më datë 28 qershor alternativën e ndryshimit. Duke folur në këtë takim, drejtuesi i G99-s, Erion Veliaj, ka përmendur edhe njëherë tri çështjet kryesore për të cilat G99-a ka rënë dakord të jetë në koalicion me partinë më të madhe të opozitës: rritjen e buxhetit të arsimit, nxitjen e alternativave për punësimin e të rinjve si dhe garantimin e të drejtës së emigrantëve për të votuar. Veliaj tha gjithashtu se beteja momentale e opozitës është që kartat e identitetit të shpërndahen falas, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit.
14 Prill 2009