Milo: “Duhet nxitur subvencionimi i fermerëve”
Edhe Partia Social-Demokrate ka nisur turin e saj paraelektoral. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, zhvilloi një sërë takimesh në komunat dhe fshatrat e rrethit të Sarandës dhe të Delvinës. Në këto takime Milo ka bashkëbiseduar me banorët vendas, ku është njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre në sektorin e bujqësisë. Kreu i PDS-së tha se qeveria aktuale ka harruar fermerët dhe se situata sot në bujqësi është për të ardhur keq. Milo tha se qeveria e majtë, që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të mundësojë zhvillimin e bujqësisë. “Është qeveria ajo që duhet t’i mbrojë fermerët e vet për prodhimet bujqësore duke bërë politika subvencionuese. Këtu dallon një qeveri nga një tjetër. Një qeveri e djathtë, siç është ajo që drejtohet sot nga zoti Berisha, nuk mund të përfaqësojë grupit sociale në nevojë”, - tha Milo.
14 Prill 2009