E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në SHBA: “Zgjedhjet e lira, jetike për Shqipërinë”



Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili gjendet në një vizitë në SHBA, mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me temë: “Duke përfunduar misionin e Amerikës në Ballkan”, në drejtimin e drejtorit të saj, Janush Bugajski. Meta vlerësoi angazhimin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht së fundi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. “Ky proces duhet të vazhdojë me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Por, rajoni nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i sigurisë. Janë standardet demokratike, forcimi i institucioneve demokratike, respekti për minoritetet dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm ato që garantojnë paqen dhe sigurinë e qëndrueshme. Prandaj, Shqipëria ka si sfidë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të merituar statusin e saj si vend anëtar i NATO-s”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›