Berisha: “Lavrov më ka keqinterpretuar, rusët kanë vështirësi me përkthimin”
Berisha reagon nga Kosova ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë. Në ditën e dytë të vizitës, Berisha merr titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit
Kryeministri Berisha ka reaguar dje ndaj deklaratës së bërë dy ditë më parë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të distancohet nga deklaratat e Berishës, që, sipas tij, flasin për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi keqkuptim deklaratën e Lavrovit, që sipas Berishës vjen nga fakti se rusët kanë vështirësi në përkthimin e gjuhës shqipe. Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, përveç takimit me komandantin e KFOR-it, kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në qytetin e Prizrenit, ku u nderua me titullin “Qytetar Nderi”.
Reagimi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u është përgjigjur kritikave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke thënë se Lavrov nuk e ka interpretuar drejt deklaratën e tij lidhur me idenë e bashkimit kombëtar shqiptar. Sergej Lavrov, gjatë një deklarate, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të distancohet nga deklaratat e kryeministrit shqiptar rreth idesë, siç e ka interpretuar ai, për bashkimin kombëtar shqiptar. Kryeministri Berisha tha se ministri rus, Lavrov, ka thënë atë që nuk ka qenë reale. Sipas tij, Lavrov ka mundur të dalë me një deklaratë joreale, që ishte si rezultat i keqinterpretimit të deklaratës së Berishës, se kombi shqiptar është një dhe nuk mund të ketë dy kombe, kurse Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete, do të jenë anëtare të Bashkimit Europian. “Ministri Lavrov, parmbrëmë, ka deklaruar, ka thënë ato që unë nuk i kam thënë. Nuk besoj se ai ka dëshiruar t’i thotë ato që unë nuk i kam thënë. Shpresoj të jetë një vështirësi dhe të vijë nga vështirësia e lindur që rusët kanë për të përkthyer nga shqipja në rusisht”, - tha Berisha. Këto komente Berisha i bëri pas takimit që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler. Berisha tha se forcat shqiptare mund të marrin pjesë edhe në kuadër të misionit ushtarak të KFOR-it, por aktualisht ai tha se nuk është shfaqur ndonjë interesim për këtë qëllim. “Ne po e ndihmojmë qeverinë e Kosovës në dy drejtime. Së pari po e ndihmojmë në Forcat e Sigurisë dhe, së dyti, do të ndihmojmë në ndërtimin e shtëpive për rikthimin e të zhvendosurve”, - theksoi Berisha.
Vizita
Gjatë ditës së djeshme Berisha vizitoi qytetin e Prizrenit. Në këtë vizitë, kryeministri Berisha shoqërohej edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Fillimisht, kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe qytetarë të shumtë të mbledhur përpara godinës së komunës së Prizrenit, në pritje të mbërritjes së kryeministrit. Më pas, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili, gjatë një ceremonie solemne, i dorëzoi kryeministrit titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramazan Muja, vlerësoi kontributin që kryeministri Berisha ka dhënë në vite dhe po jep për çështjen e Kosovës. Në vazhdim, kryeministri Berisha, i shoqëruar nga përfaqësuesit vendorë të komunës së Prizrenit, ka përshkuar në këmbë rrugën nga godina e Komunës e Prizrenit deri te shatërvani, duke parë rrugicat e ndërtimet karakteristike si dhe duke u përshëndetur e takuar me qytetarët të shumtë.
Po gjatë ditës së djeshme, kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë edhe në Bjeshkët e Prevallës, në afërsi të qytetit të Prizrenit. “Kam shumë kënaqësi që jam këtu. Vij në Prizrenin e pavarur, ëndrra e Ymer Pash Prizrenit dhe e të gjithë shqiptarëve sot është realitet. Vij me gëzim të madh, sepse ju, gjatë muajve të fundit, prisni çdo ditë me qindra e qindra vizitorë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit që vijnë e vizitojnë Prizrenin dhe kjo falë rrugës së ndërtuar. Ajo është hapi i parë madhor dhe i rëndësishëm, por unë dua t’ju garantoj se ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos jetë i fundit. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ndërtojmë hekurudhën dhe të vendosim linjën hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ne do të vendosim linja të reja të tensionit të lartë dhe do të ndërtojmë rrugë të tjera të reja”, - është shprehur Berisha në takimin me kryetarin e komunës së Prizrenit.
Berisha takon në Kosovë përfaqësuesin e BE-së, Pieter Feith
Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim me kreun e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe përfaqësues i Bashkimit Europian në Kosovë, zotin Pieter Feith. Gjatë bisedës Feith u shpreh se ndodhet këtu me misionin për të mbështetur shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës, institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të konsoliduar demokracinë, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, si dhe për të punuar me prioritet maksimal për perspektivën euroatlantike të Kosovës si e ardhmja më e mirë dhe e sigurt për Kosovën dhe për paqen e stabilitetin në rajon. Në këtë kontest, Feith e falënderoi kryeministrin Berisha për vizitën e tij zyrtare në Kosovë, duke e cilësuar këtë vizitë dhe mesazhet që kryeministri dha si një inkurajim të madh për punën e autoriteteve të Kosovës, por edhe të organizmave si Grupi Drejtues Ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës. Kryeministri Berisha e falënderoi për pritjen e përzemërt dhe i shprehu mirënjohjen tij të thellë për të gjithë punën që zoti Feitth dhe Grupi që ai drejton po bën, për ndihmën e Bashkimit Europian që ai gjithashtu përfaqëson, për kontributin e tyre në konsolidimin e institucioneve në Kosovë dhe ndihmën që ata po japin që Kosova të eci përpara me reformat në të gjitha fushat e të njihet sa më shpejt pavarësia e saj, si dhe për ta përgatitur Kosovën për perspektivën e saj të integrimit në NATO dhe BE. Kryeministri Berisha e konsideroi perspektivën e Kosovës në NATO dhe BE si rruga më e mirë që do t’i ofrojë autoriteteve të Kosovës, qeverisë, institucioneve një udhërrëfyes të shkëlqyer për ecjen përpara me reformat, për konsolidimin e shtetit më të ri, të lirë e demokratik të Kosovës. Pieter Feith është përfaqësues i Bashkimit Europian dhe drejton Grupin Drejtues Ndërkombëtar, që është krijuar më 28 shkurt 2008, nga 25 shtete, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka si mision të ndihmojë në njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe ta përkrahë atë në rrugën e saj të zhvillimit.
Kryeministri Berisha vendos mbishkrimin në monumentin “Newborn”
Në vijim të vizitës në Kosovë, kryeministri Berisha u ndal dje në monumentin që simbolizon lindjen e shtetit të ri të Kosovës “Newborn”. Kryeministri Berisha, i cili u prit me brohoritje dhe entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, si dhe grupi i të rinjve realizues të kësaj vepre, vendosi firmën e tij në këtë monument. Duke falënderuar kryeministrin për vizitën, qytetarët e Prishtinës u shprehën se ai e mbajti premtimin për të lënë mbishkrimin e tij mes qindra e mijëra mbishkrimeve të qytetarëve, në shenjë mirënjohje për pavarësinë e Kosovës. Duke përgëzuar krijuesit e veprës, për punën e tyre të mrekullueshme, kryeministri u shpreh se ky monument ka medaljen e artë në zemrën e çdo shqiptari. Në shenjë nderimi dhe respekti grupi realizues i dhuroi kryeministrit Berisha një fotografi artistike të “Newborn”. Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nderim të heroit Adem Jashari, në Prekaz dhe viziton familjen e tij. Kryeministri Berisha e nisi ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë me vizitën në Prekaz, ku zhvilloi homazhe në varrin dëshmorit dhe heroit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Kryeministri Berisha shoqërohej nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe autoritete të tjera të larta. Kryeministri Berisha u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm, mes duartrokitjeve, përshëndetjeve, emocioneve, lotëve të atyre që kishin dalë për ta pritur në këtë vizitë të parë në Kosovën e pavarur. Pas homazheve, kryeministri Berisha, në nderim dhe vlerësim të sakrificës sublime të Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij, u shpreh: “Populli shqiptar është kombi i sakrificave më të mëdha. Asnjë komb tjetër nuk ka bërë sakrificat e shqiptarëve për liri e dinjitet, por në sakrificën shqiptare në kohëra do të thosha se Prekazi përbën panteonin e sakrificës së kombit shqiptar. Adem Jashari, familja e tij përbën kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice në historinë e luftërave dhe përpjekjeve tona, të cilat kanë qenë të panumërta e të vazhdueshme. Asnjë njeri nuk sakrifikoi për vendin, për dinjitetin, për kombin sa heroi, tribuni legjendar Adem Jashari, i cili ra për të fituar pavdekësinë me të gjithë familjen e tij dhe e shndërroi Prekazin për ditë të tëra në një Krujë të vërtetë. Shqiptarët do të nderojnë gjithnjë e më shumë tribunin legjendar Adem Jashari”, - u shpreh Berisha, i cili më pas zhvilloi një vizitë në familjen e heroit Adem Jashari.
8 Tetor 2009