E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Asnje dhjetorist ne forumet e PD-se

Kreu i grupit

Ke qenë njeriu më i prapët nga më i madhi i byrosë politike deri tek më i vogli, ke qenë më i përkëdheluri”, tha Ruçi. Sipas tij, “asnjë dhjetorist i viteve ‘90 nuk është sot pjesë e forumit të PD-së”

“A ka fundamentalizëm më të madh që nga argumenti i seancës së kaluar, që ishte funerali i shkëlqyer i liderit të opozitës që të premten në mëngjes. Vetëm nga Berisha e dëgjon këtë gjë”. Në këtë mënyrë, kryetari i grupit më të madh opozitar, Gramoz Ruçi, ka nisur shpërthimin e akuzave ndaj Kryeministrit Berisha. Socialisti Ruçi vazhdoi akuzat duke komentuar fotot e Kryeministrit Berisha me djalin e ish-diktatorit, Enver Hoxha. “Ke qenë njeriu më i prapët nga më i madhi i byrosë politike deri tek më i vogli, ke qenë më i përkëdheluri”, tha Ruçi. Sipas tij, “asnjë dhjetorist i viteve ‘90 nuk është sot pjesë e forumeve të PD-së as e grupit parlamentar demokrat, pasi qëllimi yt është që historia të njohë vetëm ty”. Në akuzën e tretë, socialist Ruçi u bazuar te premtimi që Sali Berisha erdhi në pushtet pas fushatës së 2005-s. “Ke ligjëruar si njeriu i duarve të pastra. As vetë ti si beson që ti dhe qeveria jote është e zhytur këmbë e kokë”, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›