E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa Ne pranuam propozimet tuaja

Pika 1 e rezolutës e citon. Më thoni për vendimin 25; në këtë rast që vendimi nr. 25 flet për dyshime e kemi miratuar ne, e keni redaktuar ju

Kreu i negociatorëve socialistë deklaroi se “për sa i përket çështjes se është fjala apo jo fjala hetim. Pika 1 e rezolutës e citon. Më thoni për vendimin 25; në këtë rast që vendimi nr. 25 flet për dyshime, e kemi miratuar ne, e keni redaktuar ju. Është vlerë që ne ndryshuam qëndrim dhe jo dobësi. Kodi Zgjedhor është konsensual për aq sa janë gjetur pikat e përbashkëta tuajat dhe tonat. Por është po kaq e vërtetë se nenin 136, pika 3 e shkelët ju në mënyrë të njëanshme. Është e vërtetë që ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ato janë për komisionet tuaja hetimore. Janë për komisionet hetimore që ka ngritur forca juaj politike dhe për një sërë kërkesash që legjitimojnë shqyrtimin e fakteve, parregullsive. Këto shqyrtojnë këto komisione hetimore”, tha Xhafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›