Berisha: Ma sillni dhe mua deklaratën ta firmos
Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë për të ironizuar deklaratën e hartuar një ditë më parë nga gazetarët.
Kryeministri u ka kërkuar përfaqësuesve të shtypit, që ishin të pranishëm në mbledhjen e qeverisë që ta sillnin për ta firmosur edhe ai këtë deklaratë, duke thënë se më parë ka shkruar edhe vetë artikuj. "Pse s'ma dhatë edhe mua deklaratën që ta firmosja. Edhe unë kam shkruar dikur, nuk shkruaj tani që më është ndryshkur pena, dikur edhe unë kam shkruar shumë artikuj, ç't'i bëj kohës unë, koha është e pamëshirë ta ndryshk penën, por prapë aty në arkiv i kam unë ato", theksoi Kryeministri dje para ministrave të tij në mbledhjen e ekzekutivit. Një ditë më parë rreth 130 gazetarë firmosën një deklaratë të përbashkët ku denoncohet sjellja e Kryeministrit Berisha ndaj mediave. "Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standardet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës", thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë. Reagimi i gazetarëve erdhi pas një deklarate të zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, sipas të cilit mediat kanë censuruar lajmin e ndarjes nga jeta të Entela Hyskos, e cila ka qenë në makinë së bashku me pronarin e Top Media, Dritan Hoxha.