Zbulohet fatura financiare e Gërdecit, 16 milionë euro
Zbulohet fatura financiare e nevojshme për rindërtimin e rajonit të Gërdecit.
Trazhgim Sokolaj
Sipas të dhënave zyrtare, 16 milionë e 228 mijë euro është fondi total financiar që nevojitet për investime në zonën e dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit me qëllim kthimin në normalitet të saj. Gazeta “Panorama” siguroi dje tabelën e shpërndarjes së këtyre fondeve sipas fushave ku është parë e nevojshme të investohet me qëllim rikthimin e Gërdecit në normalitet. Sipas të dhënave zyrtare, në fushën e arsimit nevojiten 1. 262 mijë euro, në shëndetësi nevojiten 410 mijë euro, në fushën e infrastrukturës nevojiten 8.143 mijë euro, në fushën e mjedisit janë të nevojshme 1.400 mijë euro, për bujqësinë është i nevojshëm fondi prej 76 mijë euro, në fushën e mbuluar nga Ministria e Brendshme është i nevojshëm fondi prej 4. 927 mijë euro, për punët sociale janë llogaritur 10 mijë euro dhe në total shuma arrin vlerën e 16.228 mijë euro.
Takimi për Gërdecin
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë i kërkoi dje qeverisë shqiptare të bëjë prezent në mënyrë konkrete projektin për rindërtimin e zonës së Gërdecit. “Jemi të gatshëm për të kontribuuar në rindërtimin e Gërdecit, menjëherë pasi qeveria të ketë bërë prezent mekanizmat e procesit që do të përfshijnë këtë rindërtim”, është shprehur dje Helmuth Lohan, titullar i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ai mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Brendshme, me temë “Prioritetet për rindërtimin e Gërdecit”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë shqiptare dhe donatorët që veprojnë në vendin tonë. Lohan tha në këtë takim, se shëndetësi-arsim, energji-transport dhe mjedis-bujqësi, janë tre sektorët kryesorë që kërkojnë mbështetje prioritare për të normalizuar jetën në Gërdec. “Është shumë e rëndësishme, vendosja e sigurisë në perimetrin 800 metër të pjesës ku ka ndodhur shpërthimi, siguri e cila do t`i hapë rrugë angazhimit të donatorëve, në rindërtimin e Gërdecit”, tha më tej shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ministrat
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili ishte i pranishëm në takimin e djeshëm tha se, vatra e zjarrit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit vazhdon të mbetet një zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët. Aty ekzistojnë ende lëndë, të cilat nuk kanë plasur. “Për këtë shkak Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar ekspertëve të huaj që në bashkëpunim me Forcat e Armatosura shqiptare të bëjnë të mundur grumbullimin e municioneve të paplasura, nxjerrjen dhe pastrimin e municioneve nën sipërfaqen e tokës, asgjësimin dhe demontimin e municioneve të rrezikshme, demilitirazimin e municioneve në uzinat ushtarake, asgjësimin e municioneve të grumbulluara, certifikimin e zonës së fatkeqësisë dhe dorëzimin e saj tek organet e pushtetit vendor”, tha Oketa. Ndërkaq, ministri i Arsimit Genc Pollo, u shpreh se MASH ka gati projektet për rikonstruksionin e tre objekteve shkollore të dëmtuara nga ngjarja e Gërdecit më 15 mars. “Bëhet fjalë për godinat e shkollave 9-vjeçare në Gërdec dhe Marqinet (Tiranë) dhe Rubjekë (Durrës), për ndërtimin e të cilave është kërkuar nga donatorët një fond prej 963 631 euro”, tha ministri Pollo. Ai pohoi se nga donatorët janë kërkuar gjithashtu 325 737 euro, ndërsa nga buxheti i shtetit 228 992 euro, të cilat të përdoren për furnizimin me pajisje të reja për të gjitha objektet e dëmtuara nga ngjarja e Gërdecit.
Banesat e bizneset,
gati kompensimi i dytë
TIRANE - Ministria e Financave do të miratojë një kompensim të dytë për bizneset dhe banesat e dëmtuara në Gërdec, pas shpërthimit që ndodhi më 15 mars. Zv/Ministri i Financave, Sherefedin Shehu, në fjalën e tij në takimin mbi “Prioritetet për rindërtimin e Gërdecit”, tha se ekspertët financiarë po punojnë për rivlerësimin e dëmeve për familjet që kanë pasur pretendime në kompensimin që i është përcaktuar për vlerën e dëmit të shtëpive, si dhe për dëmet që ka pësuar biznesi në këtë zonë. Në këtë fazë të dytë, sipas zv/ministrit Shehu, janë bërë llogaritë paraprake të këtij rivlerësimi për bizneset dhe banesat. Rivlerësimi ka arritur në përfundimin se shuma e nevojshme për kompensimin është 468 982 000 lekë, faturë që do të financohet nga fondet e papërdorura të llogarisë së qeverisë, për tragjedinë e Gërdecit, por dhe nga burime të tjera financiare, nëse do të jetë e nevojshme. Shehu tha se përveç kostos direkte për të dëmtuarit e Gërdecit, ka dhe shumë kosto të tjera të identifikuara nga ministritë e linjës, të cilat kërkojnë financime të konsiderueshme. Zyrtarët e Ministrisë së Financave pohuan dje se në fazën e parë të vlerësimit të dëmeve i është dhënë me tepër rëndësi kompensimit të dëmeve për familjarët.
fatura
Arsimi 1.262 mijë euro
Shëndetësia 410 mijë euro
Infrastruktura 8.143 mijë euro
Mjedisi 1.400 mijë euro
Bujqësia 76 mijë euro
Ministria e Brendshme 4.927 mijë euro
Punët Sociale 10 mijë euro
Totali:16.228 mijë euro