Gërdeci, familja Deliu padit shtetin
Jo të gjithë të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit, janë dëmshpërblyer për pasojat që kanë vuajtur.
Trazhgim Sokolaj
Edhe pse përpjekjet duket se nuk kanë munguar, procesi duket se ka “ngecur” diku. Këtë e dëshmon Uran Deliu, njeriu që humbi pesë anëtarë të familjes për shkak se banesa e tij, ishte ajo që ndodhej më pranë fabrikës së çmontimit. Shtëpia u rrafshua, djali i tij 3-vjeçar, Flavio vdiq duke luajtur në oborr dhe katër anëtarë të tjerë të familjes vdiqën më pas, ndërkohë Uran Deliu, pohoi dje se ende nuk ka marrë dëmshpërblimin që i takon. Kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e Gërdecit dhe ai ka vendosur t’i drejtohet gjykatave për të kërkuar atë që i premtuan në ditët pas tragjedisë, por që në fakt, tani duket se kanë harruar t’ia japin. Bëhet fjalë për dëmshpërblimin e shtëpisë ku banonte Uran Deliu, e cila për shkak se ishte fare pranë origjinës së shpërthimit apokaliptik, u shkatërrua tërësisht. Pasi ka pritur për gati dy muaj dëmshpërblimin për shkatërrimin e banesës, Uran Deliu pohon se ka bërë një padi në gjykatë ku kërkon të drejtën e tij. Sipas të dhënave të Prokurorisë e policisë, shtëpia e familjes Deliu, ndër më të dëmtuarat në gjithë rajonin e Gërdecit, ndodhej vetëm 12 metra nga fabrika e çmontimit të predhave, e cila shpërtheu mesditën e 15 marsit, duke shkatërruar gjithçka përreth. Tre personat e vetëm që mbijetuan nga tragjedia tashmë janë vendosur në një shtëpi me qira në Tiranë. Uran Deliu është shprehur se me përjashtim të 20 mijë eurove, të cilat u janë dorëzuar atij dorazi nga vetë kontribuuesit, ai nuk ka marrë asnjë shumë tjetër dëmshpërblimi lidhur me shkatërrimin e banesës së tij. Pas ecejakeve 2-mujore, ai konfirmoi se tashmë ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë-padi civile në të cilën, pasi sqaron pasojat që ka vuajtur nga tragjedia e Gërdecit, kërkon dëmshpërblimin financiar për banesën e shkatërruar.
Familja e shuar
Familja Deliu është më e prekura nga tragjedia e Gërdecit. Ajo pësoi jo vetëm dëmet më të mëdha materiale, por edhe tragjedinë njerëzore. Flavio 3-vjeçar ndodhej në oborrin e shtëpisë kur u godit nga vala shkatërrimtare e shpërthimit duke pësuar vdekjen e menjëhershme. Nga e njëjta familje ka vdekur edhe Kore Deliu, 47 vjeçe, Liljana Deliu, 25 vjeçe dhe Jetmir Deliu, 22 vjeç. Ky i fundit ishte djali i Qemal Deliut, i cili gjeti vdekjen pak ditë pas tragjedisë, teksa kurohej në spitalin e Brindizit, ku ishin vendosur disa prej personave që pësuan dëmtime të rënda e me rrezik për jetën nga tragjedia e Gërdecit. Nga familja Deliu arriti t’i shpëtojë tragjedisë vetëm Uran Deliu, babai i Flavios, i cili në kohën kur ndodhi katastrofa nuk ndodhej në fshatin Gërdec.
5 anëtarë
të familjes Deliu, përfshi Flavion 3-vjeçar, humbën jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur në Gërdec mesditën e 15 marsit të këtij viti
26 persona
është numri i të vdekurve që shkaktoi tragjedia e Gërdecit. Sipas Prokurorisë, lëndime të ndryshme, por pa rrezik për jetën pësuan 300 vetë
Braçe: Tragjedia do të zbardhet edhe pas 100 vjetësh
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe paralajmëroi Kryeministrin Berisha se tragjedia e Gërdecit do të zbardhet në çdo kohë. “Ne deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, nuk mund të lejojmë kurrë që kjo çështje të mbyllet pa ndëshkuar deri përgjegjësin e fundit për vrasjen e 26 shqiptarëve në Gërdec. Nuk do të ketë parlament, nuk do të ketë prokuror apo gjykatës, që të shpëtojë vrasësit nga ndëshkimi. Sikur 100 vjet të duhen për të arritur drejtësinë, në emër të atyre që vdiqën në Gërdec, të foshnjës në bark të nënës, kjo kohë do të mbushet çdo minutë, me përpjekje ligjore për të ndëshkuar krimin makabër të qeverisë së Sali Berishës”, tha Braçe. Këtë deklaratë Braçe e bëri gjatë një konference për shtyp, ku hodhi poshtë deklaratat e deputetëve të maxhorancës, e kryesisht të deputetit të zonës, Astrit Patozi të bëra dy ditë më parë në kuvend. “Deputeti i Gërdecit e quajti të mbyllur edhe çështjen e shpërblimit së të dëmtuarve në Gërdec. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shkoi më larg, duke treguar 100 mijë dollarët të paguar për shpenzime varrimi, si krenari të qeverisë së Sali Berishës më e korruptuara në Evropë. Çështja e dëmshpërblimit në Gërdec nuk do të mbyllet deri kur i dëmtuari i fundit, të marrë qindarkën e fundit për dëmin e pronës së tij, të cilën ai e vlerëson vetë. Ne e kemi paraqitur në Kuvend këtë projektligj, ku Sali Berisha, po pengon miratimin e tij”, tha Braçe. Numri dy i grupit të deputetëve socialistë kërkoi nga qeveria dëmshpërblim 100 për qind për banorët e Gërdecit. “Qeveria pas atij krimi shtetëror e ka humbur të drejtën morale për të vendosur çmim për pronën që e shkatërroi me korrupsion dhe krim në Gërdec”, tha Braçe.