KKRT, lëkundet posti i Frano Kullit
Komisioni parlamentar i Medias do t'i kërkojë seancës së Parlamentit për të vendosur nëse Frano Kulli do të jetë më anëtar i KKRT-së. Kulli i propozuar nga PDK-ja në këtë post, rezulton të jetë kryetar i kësaj partie për rrethin e Lezhës.
Në mbledhjen e djeshme, Kulli e ka mohuar një gjë të tillë, duke paraqitur një letër ku tregohej që nuk është më në postet drejtuese të PDK-së, si dhe në asnjë forum të kësaj partie. Letra ishte e firmosur nga ana e kreut të PDK-së, Nard Ndoka. Por në një letër tjetër të firmosur nga kreu i PDK-së, paraqitej se Kulli është një nga krerët lokalë të demokristianëve në qytetin e Lezhës. Përballë kësaj situate, deputetët e Komisionit të Mjeteve të Komunikimit dhe Edukimit vendosën që t'i drejtohen seancës për një çështje të tillë, pasi ligji nuk lejon që anëtari i KKRT-së të jetë anëtar partie. Kriza brenda demokristianëve po prek edhe institucionet ku ata janë propozuar vetë me marrëveshjen PD-PS.