“Policia e Kuçovës më torturoi edhe mua, tri ditë gozhduar në karrige”
Ilir Mara, vëllai i Luanit, të sapodënuarit me burg përjetë për “Masakrën e Kozares” është aq i pakët nga trupi, sa duket si një dordolec që shërben për të mbajtur rrobat. Trupvogël dhe i imët ai është i vetmi nga familja Mara që tashmë, duke punuar ku të mundet, kryesisht në ndërtim, siguron jetesën për të gjithë.
Nga i dërguari ynë në Kuçovë, Ferdinand Dervishi
Për të mos u besuar është, por nga të hollat që ai sjell duket se sajohet edhe pagesa e avokatit për të vëllanë, Luanin apo edhe shpenzime të tjera, që nuk mbarojnë kurrë. Por edhe pse me pamje të lodhur, Iliri është nga ata njerëz që të shikojnë drejt në sy. Nga ata që nuk kanë frikë dhe kjo dallohet shpejt. “E kam parë disa herë fundin e jetës sime teksa policët e Kuçovës më rrihnin ditë-natë dhe tani nuk më bën përshtypje asgjë”, thotë krejt i qetë. Fillimisht policia duke hetuar çështjen e quajtur si “Masakra e Kozares” kishte mbështjellë me laps të kuq edhe emrin e Ilirit. Më 9 shkurt 2006 familja e vëllait të tij të madh, Shpëtimit, u gjet e masakruar. Plumbat kishin marrë edhe bashkëshorten e të vëllait, Florien si dhe djalin dy vjeç, Artiolin. Policia dyshonte për krim brenda familjes. Kështu që kalvari i Ilirit me policinë nis më herët se sa mendohej, që ditën e ceremonisë së varrimit.
Ilir, mund të na rrëfesh për natën kur ndodhi ngjarja?
Ka qenë mbrëmja e datës 9 shkurt 2006 dhe binte një shi i fortë. Unë nuk i kam dëgjuar krismat, edhe pse shtëpia e Shpëtimit është pranë times. Mjekët vërtetuan se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, rreth orës 19:00 apo 19:30. Por unë nuk jam dakord me këtë orar. Pasi rreth orës 8 pa një çerek të së njëjtës mbrëmje, unë kam dalë për të rregulluar një mbulesë plasmasi, se po binte shi. Në këtë kohë pashë Florien, nusen e Shpëtimit, me djalin, Artiolin, duke dalë nga banjua që është jashtë shtëpisë dhe duke u ngjitur në verandë. Dëgjova djalin t’i shoshte së ëmës: Shpejt mami se u lagëm. Këto deklarime të miat janë bërë para se mjekët të nxirrnin kohën e vrasjes, prandaj kam dyshime se nuk janë të saktë. Vrasja duhet të jetë kryer më vonë se ora 20:00.
Kur ju shoqëruan për herë të parë në polici?
Po atë ditë që u bë vrasja. Më morën mua me gjithë gruan si dhe Luanin, vëllanë e vogël. Në komisariatin e policisë së Kuçovës na bënë presion të tregonin se cili ishte vrasësi nga ora 10:30 deri në pas mesnate, më 02:30. Na goditën të dyve. Për mua dhe gruan dyshonin se si kishte mundësi që nuk i kishin dëgjuar krismat. Kujtonin se fshihnim diçka. Por pak ditë më pas eksperimenti tregoi se krismat vërtet nuk dëgjoheshin. Shefi i komisariatit dhe ai i krimeve na rrahën sa mundën. Qëlluan edhe gruan time. Përdornin shkop gome dhe qëllonin me grushte në stomak. Përdornin me mjeshtëri edhe majën e këpucëve për të na qëlluar nga kofshët. Na thoshin “vrasës”. Turp është, por të nesërmen, në ceremoninë e varrimit kemi qenë me shenja në fytyrë. Më pas policia na u bë shtëpi e dytë. Na merrnin sa herë donin. Aq shumë na lodhën, saqë dikur trokitëm tek Avokati i Popullit. Por më mirë të mos kishim shkuar, pasi këta të policisë së Kuçovës u tërbuan. Na morën brenda bashkë me Luanin dhe na kalbën në dru.
Mund të na e rrëfeni më hollësisht këtë moment?
Po. Tek Avokati i Popullit ishim më 24 tetor 2006. Më 26 tetor morën Luanin. E mbajtën brenda pesë ditë dhe pesë net, derisa e detyruan të pranonte se ishte ai ekzekutori. Mua më morën dy ditë pas tij, më 8 tetor, dhe më mbajtën tri ditë e tri net deri në momentin kur Luani nënshkroi se ishte ai vrasësi. Në këtë kohë më lëshuan. Më kanë rrahur aq shumë saqë edhe sot përdor me shumicë qetësues. Një muaj e ca pasi më lëshuan kam çaluar nga njëra këmbë.
Cilët ishin ata që të rrahën dhe si?
Kanë qenë dy grupe, një që merrej me mua dhe një tjetër që merrej me Luanin. Unë kujtoj fare mirë se ata që më torturuan ishin Sokol B., Petrit H., dhe Ermal Z. Që të gjithë shefa të mëdhenj të policisë së zonës. Kujtoj sidomos këtë Sokolin që më thoshte: “Ke qenë edhe tek Avokati i Popullit”? Po, do vemi edhe tek Avokati i Popullit, i them. “Ne do e shkarkojmë atë qen bir qeni”, më thotë. Më qëllonin që të gjithë, por ky më këputi duke me goditur me të prerën e dorës pas damarëve të qafës. Prej këtij e kam dhuratë atë dhembjen e kokës. Më mbajtën tri ditë e tri net të ulur në një karrige. Nuk isha i lidhur, por nuk më lejonin të ngrihesha. Nuk më dhanë asnjëherë asgjë për të ngrënë, ndërsa ujë vetëm sa për të lagur buzët. Por ujë më hidhnin edhe sa herë më binte të fikët. Më çuan vetëm dy herë në banjë. Shumicën e rasteve u laga nën vete. Por atyre nuk u bënte asnjë përshtypje. Kështu kaluan tri ditë e tri net. Edhe ata nuk fjetën fare. Vetëm iknin, ushqeheshin dhe fillonin nga e para. Ishin të ndyrë edhe nga goja. Kërkonin që unë të firmosja një dokument se isha unë vrasësi i vëllait, nuses dhe djalit 2 vjeç. Më shanin nga gruaja. Do ta bëjmë... Kur më mbylleshin sytë për gjumë më qëllonin. Aty ishte ferri.
Si përfundoi?
Përfundoi më 30 tetor, kur më lanë të lirë. Edhe pak të kishte zgjatur do isha unë para gjykatës si vrasës i vëllait dhe familjes se tij. Sepse nuk po duroja dot më. Isha lodhur aq shumë sa u mata disa herë ta bëja këtë. Nga ana tjetër ofertat ishin të çmendura. Trego se kush e ka bërë, thuaj se vrasjen e ka bërë për shembull Luani dhe të nisim urgjent me vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku di unë premtime të këtij lloji. Luani u thye pas pesë ditësh. Gjithmonë ka qenë më i fortë në karakter se unë. Të jeni të sigurt se nuk ka qenie njerëzore në botë të durojë më shumë se kaq.
Masakra e Kozares
Shfarosja më 9 shkurt 2006 e një familjeje të tërë në fshatin Kozare në afërsi të Kuçovës tronditi mbarë opinionin shqiptar. Një vrasës kishte hapur derën e shtëpisë së Shpëtim Marës, duke e qëlluar atë, të shoqen, Florien dhe të birin dy vjeç, Artiolin. Për muaj me radhë policia nuk arriti të kishte një pistë të fortë për autorësinë e krimit. Nga ana tjetër presioni nga eprorët në Ministrinë e Brendshme ishte i fortë. Më 29 tetor 2006, rreth gjashtë muaj pas vrasjes policia arrestoi si të dyshuar Luan Marën, vëllanë e vogël të viktimës. Më 23 maj 2008 Gjykata e Beratit vendosi për Luan Marën “burg përjetë”.
“Kalvari i familjes sime me policinë”
“E gjetëm kriminelin, je ti, bashkë me dy çunat, Ilirin dhe Luanin”.
Ferdinand Dervishi
Njeriu që i shqiptonte këto fjalë ishte një oficer policie në Kuçovë, ndërsa ai që i dëgjonte, duke mos u besuar veshëve, ishte Shefqet Mara, babai i Shpëtim Marës, familja e të cilit u shua e gjithë më 9 shkurt 2006. Ndërsa vendi i dialogut ishte një qeli e komisariatit të policisë së Beratit, ku disa nga pjesëtarët e familjes Mara ishin shoqëruar për herë të parë. Sipas rrëfimit të Shefqetit, por edhe familjarëve të tjerë, pak a shumë në një mënyrë të tillë ka shkuar i ashtuquajturi hetim i policisë për të gjetur fajtorin e krimit. Pra, veprime aspak të përgjegjshme hetimore. Veprime aspak me origjinë humane. Veprime ndaj një familjeje të varfër. Sepse tashmë në Shqipëri ka shtresë të pranuar të varfërish. Ka edhe shtresë të pranuar njerëzish pa mbështetje. Njerëz që policia i merr me vete dhe i mbyll ne qeli sa herë të dojë, ose në rastin më të mirë i thërret. Njerëz që deri vonë nuk kanë ditur se kishin të drejtë të merreshin në pyetje vetëm në praninë e një avokati. Ndërsa përballë tyre njerëz të veshur me imunitetin e Policisë së Shtetit kanë vepruar si një tufë banditësh për të arritur atë që i kishin vënë vetes si qëllim: të gjenin një autor për vrasjen, pavarësisht provave, pavarësisht se sa herë do thyenin ligjin. Që arrinin të ndërmerrnin edhe veprime të papërgjegjshme. Sipas plakut, Shefqetit, kishte një periudhë që policia i kërkonte atij që të merrte autorësinë e krimit: “Më thoshin të pranoja krimin, të shpëtoja djemtë, se unë isha plak dhe do më dënonin pak”. Të njëjtën gjë e pohon edhe djali tjetër i tij, Iliri, që rrëfen se si i kishin premtuar vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do t’i vinte gishtin njërit prej pjesëtarëve të familjes së tij. Interesant është se në gjithë këtë katrahurë të policisë është përfshirë edhe Prokuroria, qoftë me mosveprime.
Qelitë,
si shtëpi e dytë
Sipas Shefqet Marës, të gjithë si familje ata janë marrë në polici për herë të parë, më 23 mars 2006. Në qelitë e Kuçovës janë marrë në pyetje një e nga një. Më tej plakun dhe dy të bijtë, Luanin e Ilirin i dërgojnë në qelitë e komisariatit të Beratit. Këtu Shefqeti pohon se Luanin e ka parë të varur nga njëra dorë në qeli. Nga ana tjetër atij vetë i është kërkuar që të firmoste një dokument, por ka mohuar. Në një tjetër moment po në Berat, një oficer i thotë “kriminel” në sy të drejtorit të Policisë. I thonë: Pranoje që e ke bërë ti, se i le çunat brenda. Po sipas Shefqetit, të birin Luanin, e kanë marrë 15 ditë para se ta arrestonin dhe e kanë mbajtur 30 orë në qeli. Gjithsej e kanë marrë katër herë. Shefqeti rrëfen edhe një incident të ndodhur teksa Luani kishte pesë ditë në qeli, në Kuçovë. I ati kishte shkuar të interesohej dhe në pritje të merrte përgjigje, i kishte afruar një gotë raki një polici të njohur, A.P. Por në këtë kohë nga dera e komisariatit kishin dalë dy nga drejtuesit dhe e kishin kërcënuar policin. “Po i bën shoqëri Shefqetit, i thonë. Është burrë i mirë ai. Të heqim kapelën që tani! Duket kujtuan se polici po më tregonte për torturat ndaj djemve. Polici iku pa e pirë rakinë. Ndërkohë ky oficeri më kthehet mua: Ti i poshtër, ti je një qen bir qeni që do kokrrën e plumbit! Se nuk ke lënë gur pa lëvizur. Do përballemi bashkë”, rrëfen Shefqeti. Por prova më e fortë e asaj që i kishte ndodhur djalit, Luanit, është shkatërruar nga padituria. Menjëherë pas arrestimit, familjarët i kishin çuar rroba Luanit. Avokati u kishte sjellë në një qese të vjetrat. “Mbathjet e Luanit ishin gjithë gjak si dhe rrobat. Deri vonë ai ka urinuar gjak”, rrëfen Shefqeti që nuk ia fal vetes që vendosi t’i digjte ato rroba.
Nesër do të lexoni
Rrëfimi i nuses së të sapodënuarit me burg përjetë Luan Mara: Pas dhunës në polici dështova fëmijën.
Gazeta publikon edhe dokumentin zyrtar të kartotekës së spitalit të Beratit që vërteton abortin.
Firma e avokatit të paaftë dënoi Luan Marën
Thembra e Akilit në dënimin e Luan Marës ka lidhje me një papërgjegjshmëri të avokatit të parë të tij, Qemal B. I marrë në pyetje nga data 26 tetor deri më 30 tetor 2006, Luan Mara ka pranuar të thotë se është ai autori i krimit. Sipas avokatit mbrojtës Dilaver Bengasi, klienti i tij Luan Mara është dhunuar sistematikisht dhe këtë e vërteton një akt mjekësor i datës 31 tetor 2006. Sipas të njëjtit, pohimi i krimit është bërë në kushte të stërmundimit mendor e fizik dhe në mungesë të avokatit mbrojtës. Por përfund procesverbalit ku Luan Mara thotë se është ai autori është edhe firma e avokatit Qemal B. I njëjti i ardhur në gjyq si dëshmitar e ka sqaruar kështu këtë moment: “Nuk kam qenë i pranishëm gjatë pyetjes dhe pohimit të të pandehurit Luan Mara për akuzën. Gabimi im, që nuk e kam lexuar procesverbalin. E kam lexuar të nesërmen në shtëpi, por nuk kam qenë i pranishëm në pyetjen e të pandehurit”. Në rrethana të tjera avokati Qemal B., e ka sqaruar kështu momentin e nënshkrimit: “Ata të policisë më thirrën dhe më thanë që ta firmosja, sepse Luani e kishte pranuar krimin. Unë pashë nga Luani dhe ky më bëri një shenjë që thoshte “po”. Në këto kushte firmosa”. Pra, përfundimisht avokati këtu ka kryer një veprim të paligjshëm. Ka firmosur një dokument, përmbajtja e të cilit është marrë në mungesë të tij.