E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mafia e miellit rriti çmimin e bukës

• Kryeministri Sali Berisha ka rikthyer sërish në debat të ditës çështjen e çmimit të bukës.adi shkëmbiDuke folur në mbledhjen e radhës së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, kreu i qeverisë ka folur për mafie të miellit e cila sipas tij deklaron çmime të ndryshme për shitjen e miellit, me qëllim mosdeklarimin e fitimit dhe shmangien nga tatimi. Berisha se, do të ndëshkohen të gjithë ata spekulatorë të paskrupullt, të cilët pranojnë të fitojnë 60-67 për qind, jashtë çdo lloj morali, me bukën dhe të bërtasin se po falimentojnë. "Do të japim përgjigjen më të merituar edhe për këta. Mafia e miellit, e cila ua shet furrave të bukës me 50 dhe 60 lekë/kilogramin dhe ua faturon me 30 -35 lekë/kilogramin vetëm për të vjedhur dhe fshehur detyrimet", u shpreh kryeministri, duke shtuar se, mafia nuk do të mund të mposhtë tregun e lirë. Në të njëjtën kohë Berisha ka bërë edhe mediat përgjegjëse se kanë manipuluar me informacionin për rritjen e çmimit të bukës. Sipas kryeministrit, mediat ndryshonin etiketat e çmimeve sa për t'i filmuar, gjë që sipas tij nuk është profesionale. "Mediat shkonin dhe i kërcënonin bukëpjekësit të ndryshonin etiketat e çmimeve vetëm sa për t'i filmuar çmimet e larta, por ky nuk është profesionalizëm, është antiprofesionalizëm, sepse tregu ka forcën dhe rregullat e tij", theksoi kreu i qeverisë para kamerave gjatë ditës së djeshme. Kreu i qeverisë në të njëjtën kohë ka vlerësuar bukëpjekësit që sipas tij, nuk i janë nënshtruar presioneve për të manipuluar me çmimin e bukës. Sipas Berishës, në momentin e këtij megamanipulimi të turpshëm nuk ka pasur asnjë faktor shtesë për të lëvizur çmimet, përkundrazi e vërteta, sipas tij, ishte se KESH-i furnizoi me energji pa ndërprerje, duke mos pasur nevojë për përdorimin e gjeneratorëve për prodhimin e bukës nga furrat. Në të njëjtën kohë kreu i qeverisë vlerësoi edhe autoritetin tatimor për punën e bërë teksa shtoi se, qeveria do të mbajë premtimin për t'i kompensuar çdo qindarkë qytetarëve, sikundër do të ndëshkojë me të gjithë forcën e ligjit spekulatorët. Por teksa përsëriti sërish se do të kompensojë të gjithë qytetarët që po preken nga rritja e çmimit të bukës, kreu i qeverisë, nuk bëri të ditur nëse ka ndonjë skemë konkrete për këtë kompensim. "Unë përgëzoj autoritetin tatimor për qëndrimin që ka mbajtur. I kërkoj këtij autoriteti që për dosjet e spekulantëve, jo vetëm të shfrytëzojë të gjitha prerogativat ligjore ndaj spekulimit, por dosjet e tyre të shkojnë në Prokurorinë e Përgjithshme", u shpreh kryeministri Berisha. Në fund kreu i qeverisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë gati kuadrin ligjor për ndëshkimin e spekulatorëve me çmimin e bukës. "Si ka mundësi që në tregjet e gjithë botës së lirë shkon për shtat ulja e çmimeve kur ka shumë shitje, përveç disa spekulantëve shqiptarë?. Përse ne duhet të dëshmojmë se jemi paradoks dhe jo rregull? Prandaj, ato ligjet le të vijnë, të plotësohen dhe le të bëhemi dhe ne si gjithë të tjerët, sepse nuk mund të bëhemi si vendet evropiane, në këtë mënyrë", theksoi më tej Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›