E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Marrëdhëniet me Uidhers, normale

Zhvillimet e fundit politike në vend, përplasja institucionale dhe qëndrimi kritik i ambasadorit të SHBA-së në lidhje me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha, krijojnë idenë se marrëdhëniet mes tij dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Uidhers, nuk janë shumë të mira. Në disa takime këta dy personalitete kanë shmangur shpengimin e duarve dhe bisedat mes tyre, duke lënë të kuptohet se koha e muajit të mjaltit ka përfunduar. Por të gjitha këto hamendje që janë bërë deri më tani nga shtypi, janë hedhur poshtë dje nga Kryeministri Berisha, i cili duke iu përgjigjur interesit të medias se si janë marrëdhëniet e tij me ambasadorin e SHBA-së të akredituar në Tiranë, ai ka deklaruar se "marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, mund ta them me përgjegjësi të plotë. Marrëdhëniet midis Kryeministrit dhe ambasadorit janë marrëdhënie normale, marrëdhënie që karakterizohen nga një frymë e hapur bashkëpunimi dhe ambasadori e ambasada ka rolin e vet të padiskutueshëm në të gjitha këto zhvillime historike në Uashington. Për këtë nuk mund të ketë komente".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›