E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelecom ka vendosur të ndryshojë tarifat e telefonisë fikse

Tiranë, 2 tetor 10:16 NOA – Kompania tashmë private e telefonisë së palëvizshme Albtelecom, ka vendosur të ndryshojë tarifat e telefonisë fikse, ndërsa nuk ka ende ndonjë informacion nëse ato do të kenë tendencë uljeje apo do të shënojnë rritje.

Për të anunçuar këtë ndryshim si dhe për të folur mbi shërbimin e internetit, Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Zoti Mustafa Resit Akdogan pritet që sot të mbajë një Konferencë për Shtyp në ambientet të Drejtorisë së Përgjithshme të Albtelecom.

“Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Akdogan në Konferencën për Shtyp do të prezantojë para medias dhe përmes saj, opinionin publik, rreth ecurisë së investimeve në kompanisë në rrjetin e telefonisë fikse”, thanë burimet zyrtare nga Albtelecom.

Sipas këtyre burimeve, “z. Akdogan gjithashtu do të prezantojë dhe ndryshimin e tarifave të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit si dhe politikat e kompanisë në të ardhmen”.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›