E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vizat, brenda ketij viti

Rozeta Rapushi
Para banoreve te Prezes, kryeministri Sali Berisha premtoi dje dhe u shpreh i sigurt se brenda ketij viti, do te liberalizohen vizat edhe per shqiptaret. "Qeveria po realizon projektet me te cilat shqiptaret do ta ndjejne veten qytetare evropiane, se pari me heqjen e vizave brenda ketij viti, sic eshte premtuar, me rritjen e vazhdueshme te rrogave e pensioneve", siguroi kryeministri. Premtim qe eshte bere gjate fushates se zgjedhjeve te 28 qershorit. Nen logon "Shqiperia po ndryshon", kryeministri Sali Berisha inauguroi dje nisjen e punimeve qe do te lidhin komunen e Prezes me rrugen nacionale. Duke e vleresuar si nje prej rrugeve turistike me te bukur te Shqiperise dhe qe do te shtoje vizitoret nga kryeqyteti, kryeministri tha se ajo realizohet fale situates se mire ekonomike qe e ka bere vendin tone te jete nder 4 vendet ne bote, per rritjen e ndjeshme ekonomike. Ne kulmin e akuzave te opozites per krize te thelle ekonomike, kryeministri tha se kriza boterore eshte kapercyer me sukses ne Shqiperi. "Ne mbetem nje nga 3-4 vendet ne bote, me rritjen ekonomike te ndjeshme, sepse ne, sic ju jeni deshmitare, e kemi shnderruar vendin ne nje kantier",-tha Berisha. Sipas tij, ky projekt turistik me nje vlere prej 176 milione lekesh, do te shtroje 3.7 kilometra dhe rruga do te jete me gjeresi 4-5 metra, me trotuare dhe ndricim ne tere gjatesine e saj. "Preza, dikur fortese e paepur, me kete rruge, shnderrohet ne nje "bizhu" te vertete turistike per banoret e saj, per qytetaret e Tiranes, qytetaret shqiptare dhe te mbare botes",-tha kryeministri. Sipas tij, ne nje kohe kur viti 2009 ka qene viti i nje krize boterore, Shqiperia percaktoi kushtet me te favorshme per biznesin ne Evrope, taksat me te uleta. Po keshtu, Berisha permendi se parate jane kursyer ngaqe qeveria hoqi nga "shpatullat" e shqiptareve barren burokratike. "Shqiperia turistike do te jete Shqiperia e sherbimeve me te mira per turistet nga mbare bota. Shqiperia evropiane do te jete Shqiperia e arsimit modern, e shendetesise moderne, do te jete Shqiperia, ne te cilen qytetaret e saj do ta ndjejne veten gjithnje e me krenare. Jam i bindur se kjo rruge do ta ndryshoje e do ta beje Prezen, qe eshte nje "bizhu", nje stoli te vertete ne vargun e mrekullueshem te kodrave qe nisin ketu e perfundoje ne Kepin e Rodonit ne det",-tha kryeministri. Ai premtoi se pergjate ketij viti, qeveria e tij do te inauguroje fillimin e punimeve, ne qindra e mijera kilometer rruge ne te kater anet e vendit. Kryeministri permendi serish rrugen e Arbrit, autostraden Tirane-Elbasan, segmentin e Boshtit te Jugut Berat-Tepelene, vazhdojne punimet ne Korce-Qafe Plloce si dhe qindra e mijera kilometra rruge rurale. "Ne do te vazhdojme projektin tone dhe ky projekt eshte ai i ndryshimit vendimtar te Shqiperise, e shnderrimit te saj ne nje vend te vertete evropian", theksoi kryeministri para banoreve te Prezes. Nisja e punimeve ne kete komune do te realizohet fale investimeve prej 176 milione lekesh, te FSHZH. Berisha theksoi se qeveria e tij, do te vijoje me ndertimin e infrastruktures me moderne ne rajon e me gjere, me zhvillimin me tej te potencialeve te medha te vendit, potencialeve ujore, turistike, minerare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›