U plagos ne operacionin e Gerdecit, niset ne Itali polici
TIRANE - Polici i plagosur gjate shperthimit tragjik ne Gerdec, me 15 mars te ketij viti, eshte derguar dje drejt Italise per kurim. Dritan Memoci mbeti i plagosur gjate operacionit te shpetimit te banoreve ne zonen e ngjarjes. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga ambasada italiane ne Tirane. Ne nje njoftim zyrtar, gjate dites se djeshme eshte bere e ditur se, "ambasada italiane ne Tirane informon se polici shqiptar Dritan Memoci, i plagosur gjate operacioneve te shpetimit pas shperthimit ne Gerdec, u transferua ne Itali prane Klinikes se Specializuar Ortopedike te Peruxhias, e cila tregoi gatishmerine e saj per te pritur pacientin". Sipas te njejtave burime, transferimi eshte bere i mundur fale bashkepunimit intensiv te Ambasades se Italise dhe Distriktit 2090 te Rotary International, qe mori persiper shpenzimet mjekesore te pacientit, i cili do te kurohet per plaget e marra gjate punes se tij, ku me te renda jane ato ne kembe. Efektivi i policise Memoci, u plagos me 15 mars dhe me pare ai ishte derguar per kurim ne shtetin grek, por qe nga atje ai u soll ne Tirane, ne Spitalin Ushtarak, ku iu nenshtrua dhe nje nderhyrjeje kirurgjikale ne kembe, pasi aty i kishte plaget me te medha. Memoci do te kurohet me shpenzimet e klubit Rotary International, ne Peruxhia dhe pritet permiresimi i tij i metejshem. Gjate trajtimit ne Greqi, mjeket vendas nuk munden dot te arrinin ne permiresim te shendetit te efektivit, duke e kthyer per ne Tirane. Pas nje jave qendrimi ne Spitalin Ushtarak, uniforma blu eshte nisur menjehere drejt Italise pas nderhyrjes se autoriteteve shteterore dhe kontaktit me Ambasaden Italiane.
Memoci rrezikoi jeten
Dritan Memoci ishte nje nga efektivet qe mberriti me shpejt ne vendngjarje pas shperthimit ne fabriken e demontimit. Banor i zones ku ndodhi ngjarja, uniforma blu eshte perpjekur t'u vije ne ndihme te rrezikuarve, por ka mbetur edhe vete i plagosur, pasi flaket i kane djegur kembet. Gjate kurimit ne Greqi, ai apeloi per ndihme, pasi ndihej i braktisur nga shteti, derisa u mundesua kurimi ne Itali.