E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Meta, një koalicion jetëgjatë që premton anëtarësimin në BE

Kryeministri Sali Berisha nisi dje shpalljen e emrave të kabinetit të ri qeverisës. LSI do të marrë 20 % të funksioneve politike në administratën shtetërore, zëvendëskryeministrin, tri ministri dhe nënkryetarin e Parlamentit. Brenda 7 shtatorit do përfundojë kompozimi i ri i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që shumë shpejt pritet edhe votëbesimi në parlament
Berisha: Domethënia e koalicionit do shihet tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme vendore
Meta: Do funksionojmë si koalicion i integrimit evropian

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryeministri i vendit Sali Berisha, nënshkroi dje me kreun e LSI Ilir Meta, marrëveshjen politike, për formimin e koalicionit të ri qeverisës, të quajtur ndryshe koalicioni i integrimit. Kreu i qeverisë Berisha, deklaroi se ky koalicion është i angazhuar në realizimin e reformave të mëtejshme dhe realizimin e premtimeve elektorale, siç është zotimi kryesor i Berishës dhe Metës, për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë gjatë muajve të parë të 2010-ës. Berisha u shpreh se PD dhe LSI firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo, që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit evropian të Shqipërisë.
Kryeministri citoi se LSI si një forcë politike esenciale për qeverisjen dhe koalicionin do të ketë në qeverinë e ardhshme kryetarin e saj, Ilir Meta Zëvendëskryeministër të vendit dhe Ministër të Punëve të jashtme. Në autoritetin e kësaj partie është emërimi në postin e Ministrit të Ekonomisë, Energjetikës dhe Minierave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuesve të saj që ajo i gjykon më të arsyeshëm, gjithashtu një nga deputetët e kësaj partie do të jetë në postin e nënkryetarit të parlamentit të vendit.
“Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh, pasi është një marrëveshje me spektër të gjerë, në të cilën gjejnë veten të përfaqësuar qytetarët që votuan djathtas dhe qendrën e djathtë, por dhe qytetarët që votuan majtas gjejnë në qeverinë  ardhshme një shkrirje të premtimeve dhe zotimeve elektorale, të parimeve të dy programeve, çka bën që qeveria të ketë një program shumë më të pasur dhe të përfaqësojë një spektër më të gjerë interesash të zgjedhësve shqiptarë”, tha kryeministri.
Berisha shtoi se angazhimi dypalësh, në sfondin politik është një koalicion i suksesshëm në qeverisjen e vendit, eficent, është një koalicion, i cili do t’u japë shqiptarëve brenda vitit të parë, të mandatit të tij, në përputhje me premtimet, vendimin për heqjen e vizave dhe lëvizjen e tyre të lirë.
“Do t’u japë shqiptarëve nëpërmjet reformave të thella statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do tu japë shqiptarëve një seri reformash të thella, me te cilat Shqipëria në krye të 4 viteve do të ketë shënuar ndryshimet më të mëdha. Koalicioni është i angazhuar për një seri reformash institucionale dhe reformën zgjedhore, në të cilën nuk do të ketë persekutim me ligj apo diskriminim me ligj të faktorëve të rëndësishëm, të jetës politike shqiptare, siç ndodhi në këto zgjedhje”, u shpreh Berisha.
Shefi i ekzekutivit evidentoi faktin se do të angazhohet me LSI-në, për të bërë të gjitha përpjekjet për ndryshimin në tërësi të kodit elektoral dhe rregullave në mënyrë që përfaqësimi të jetë më i drejtë, më i ndershëm dhe jo persekutues e përjashtues siç ishte rasti i këtyre zgjedhjeve.
“Theksova se domethënia e koalicionit është jo vetëm tek qeverisja, domethënia e koalicionit është tek suksesi në zgjedhjet e ardhshme. Ne angazhohemi që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2011 të dalim dhe të fitojmë së bashku, sikundër hedhim bazat për një koalicion afatgjatë të 2013-s dhe në vazhdim”, nënvizoi Berisha.
Kryeministri Berisha falënderoi kreun e LSI Ilir Meta për seriozitetin e madh me të cilin trajtoi ftesën e PD-së, frymën e hapur në të gjithë procesin e negocimit, shkallën e lartë të përgjegjësisë që karakterizoi këtë proces, i cili kurorëzohet me sukses të plotë me firmën e vendosur së bashku para jush, në një marrëveshje historike, për sa i përket spektrit politik shqiptar.

Bojkoti i Ramës, për qëllime personale

TIRANE – Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se bashkëpunimi me opozitën do të vazhdojë të mbetet korrekt edhe gjatë katër viteve të ardhshme qeverisëse. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, porsa i takon bojkotit të parlamentit, i paralajmëruar nga kryetari në ikje i PS-së, Edi Rama, Berisha tha se përpjekjet e tij janë për të dëmtuar perspektivën e Shqipërisë. “Konstatojmë se zoti Rama, po shfaq shenjën sipas të cilave do të aktivizojë bojkotin e parlamentit për qëllime personale. Mendon se mund të dëmtojë lëvizjen e lirë. Për shumë arsye, por edhe qoftë të trashëgimisë së kësaj partie, heqja dorë nga doktrina e bojkotit është një nga kushtet më themelore për kushtet e integrimit. Çdo vendim që do të marrë, ne do ta respektojmë”, u shpreh kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›