E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mjaft komiteteve të panevojshme

Kryeministri Sali Berisha kërkoi të premten gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave shqyrtimin e të gjithë komiteteve të ngritura gjatë 15 viteve të fundit, për të vërtetuar bazën ligjore dhe nevojshmërinë e ngritjes së tyre.

"Ky është vendi i mijëra komiteteve dhe ka një maksimë jashtëzakonisht interesante "në qoftë se nuk do të bësh një punë, krijo komitete". Krijo një komitet për të mos bërë punën. Krijo një komitet për të mos mbajtur përgjegjësi. Kjo është fryma. Do të shqyrtohet në arkiv e gjithë komitetësia e 15 viteve të fundit, në mënyrë që të marrë një zhdërvjelltësi", tha Kryeministri Berisha.

Sipas z.Berisha, është e papranueshme që të shpërdorohen lekët e taksapaguesve shqiptarë, për një mori komitetesh të panevojshme, duke shtuar se "ekzistojnë komitete që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për shumë arsye".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›