E Diel, 1 Nëntor 2026

Z.Berisha përshëndet vendimin e BB-së për miratimin e strategjisë së ndihmës për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti, të enjten, vendimin e Bankës Botërore për miratimin e strategjisë së ndihmës për Shqipërinë, që akordon si kredi të buta dhe grante rreth 200 milion dollarë. "Shpreh mirënjohjen dhe falenderimin për Bankën Botërore, - tha z.Berisha, në një prononcim për mediat, - që pothuajse njëkohësisht me firmosjen e marrëveshjes me FMN, ka njoftuar se Bordi i saj në Uashington aprovoi strategjinë e ndihmës për Shqipërinë në përputhje me të cilën ajo akordon si kredi të buta dhe grante rreth 200 milion dollarë." Kryeministri nënvizoi se, sipas rregullit dhe funksionimit të Bankës, institucione të tjera financiare i bashkangjiten dhe kjo shumë në 4 vjet arrin vlerat 1.2 miliard dollarë. "Kjo përbën një fillim shumë të mirë të këtij viti, një lajm të gëzueshëm dhe një mundësi tjetër të madhe për ne për të ndryshuar Shqipërinë" tha z.Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›