E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhet e ndotura, gjoba deri në 1 milion lekë për 4 komuna



Gjobiten 4 komuna në mungesë së marrjes së masave për pastrimin e plazheve nga mbetjet. Ministria e Mjedisit nga inspektimet që ka bërë në zonat bregdetare ka konstatuar shkelje nga pushteti vendor. Sipas kryeinspektorit Ilir Bala, pas kontrolleve janë marrë masat ndëshkuese. "Nga ana e Inspektoratit të Mjedisit janë marr sanksione të dënimit me gjobë. Aktualisht janë penalizuar komunat, Velipojë, Shëngjin, Shënkoll me 500 mijë lekë. është gjobitur gjithashtu Komuna Ishëm dhe ajo e Golemit me 1 milionë lekë. Në këtë formë do të veprohet me të gjithë aktorët privatë dhe publikë, të cilët nuk zbatojnë ligjin në lidhje me grumbullimin e mbetjeve të ngurta", tha Ilir Bala. Ndërkohë strukturat drejtuese të Ministrisë së Mjedisit, i bëjnë apel pushtetit vendor të zbatojë ligjin. "është detyrë e pushtetit që vendos sipas ligjit, që të administrojë territorin të cilin disponon dhe është detyrë e tij për të menaxhuar, evaduar dhe trajtuar mbetjet e gurta urbane", vijoi Bala. Sipas Ilir Balës, gjoba më e lartë që është vënë kap shifrën e 1 milionë lekëve . "Për të siguruar një mjedis të pastër në zonat turistike dhe akset nacionale, Inspektoriati i Mjedisit në zbatim të kompetencave ligjore do të ndjekë në vazhdimësi situatën mjedisore të administrimit të mbetjeve urbane për të parandaluar veprimtaritë e kundraligjshme, si dhe do të veprojë me të gjithë forcën e ligjit ndaj të gjithë operatorëve publikë dhe privatë, të cilët e shkelin atë", bën me dije Ministria e Mjedisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›