E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Moto e PD "Fitore për Punësim"

10/04/2005  PD prezanton Fatos Hoxhën kandidat në Kukës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt qytetit të Kukësit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë zonë, Fatos Hoxha. Kreu demokrat zhvilloi një takim me intelektualë dhe drejtues të Pushtetit Lokal në këtë rreth. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se motoja e PD-së është "Fitore për Punësim", me qëllim kthimin e dinjitetit të shqiptarëve dhe evitimin e rrjedhjes njerëzore. Sipas Berishës, në çdo vit rreth 100 mijë shqiptarë largohen nga vendi. Lideri i PD-së u shpreh se dy do të jenë përparësitë e qeverisjes së opozitës në rast se fiton zgjedhjet. Pas përfundimit të turit elektoral "Ditët e Shpresës", kjo është faza e dytë e fushatës elektorale, që pritet të zgjasë deri në zhvillimin e Kuvendit Kombëtar. Disa ditë më parë, kreu i PD-së prezantoi kandidatin për deputet në qytetin e Lezhës, Preç Zogaj. Një udhëtim i kreut Berisha gjatë javës së shkuar ishte planifikuar edhe në zonën juglindore të vendit, por që u ndërpre për shkak të vdekjes së Papa Vojtilës. Prezantimin e kandidatëve të Devollit, Muhamet Hoxha dhe të Pogradecit, Eris Hoxha, e zhvilloi sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›