"Të mëdhenjtë" kanë afruar me detyrim emra të rinj "të përfolur"

10/04/2005 Pëllumb Xhufi, sqaron arsyet e dorëheqjes nga ambasador i Italisë dhe zgjedhjen si zëvendëskryetar të LSI
Kandidatët do të përzgjidhen nga alternativat që paraqesin degët e partisë. Kemi strategji për çdo rreth
Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, në një intervistë për "Metropol", sqaron se arsyet e dorëheqjes së tij nga ambasador i Italisë kanë ardhur si shkak i mosfunksionimit si duhet të marrëdhënieve mes tij dhe drejtuesve në kryeqytet. Ndërsa për miratimin e një tjetër strukture në LSI, atë të zëvendëskryetarit, ai e cilësoi si nevojë që lindi gjatë këtyre muajve, pasi një prej nënkryetarëve duhet të ishte në detyrë për të zëvendësuar kryetarin kur ai ishte jashtë Tiranës
Cilat ishin rezultatet e Konventës së parë të LSI-së
Konventa e parë Kombëtare e LSI-së shënoi një vijë ndarjeje midis një faze të parë, ku kjo parti krijoi strukturat dhe i artikuloi, i shpërndau në të gjithë territorin e vendit, madje dhe jashtë tij, aty ku ka një përqëndrim të madh të shqiptarëve kjo forcë është prezente dhe e fuqishme, dhe një faze të dytë që fillon pas Konventës, ku të gjitha strukturat e partisë dhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes do të jenë të përqëndruar në betejën elektorale. Konventa zgjodhi Komitetin Drejtues Kombëtar, një strukturë qendrore të partisë, që do të miratojë në mbledhjen e parë kryesinë e re të partisë. Konventa miratoi me votë të lirë të delegatëve dhe postin e ri të zëvendëskryetarit. Ai u bë i nevojshëm, duke parë rrethanat, kushtet konkrete të fushatës elektorale, ku një nga nënkryetarët duhet të jetë më prezent në seli, për të zvëndësuar kryetarin, në një kohë që nënkryetarët e tjerë janë të angazhuar me punë të tjera, si në parlament dhe punët e tjera jashtë Tiranës, pasi janë përcaktuar si kandidatë në zona jashtë kryeqytetit. Për këtë arsye, njëri nga nënkryetarët, në këtë rast ishte rasti im, dhe që propabilisht do të kandidoj në Tiranë, do të jem më prezentë në selinë e partisë, për të ndjekur problemet në rastin kur mungon kryetari.
Ky është një post i ri që nuk ishte më parë dhe u krijua në këtë arsyetim për të punuar në vazhdimësi të funksionimit administrativ të partisë, për të siguruar një prezencë të dikujt nga selia për të përballuar problemet e ndryshme, që do të jenë qoftë në marrëdhëniet me strukturat e partisë, qoftë në marrëdhëniet me anëtarësinë, qoftë në marrëdhëniet me partnerët e ndryshëm, si këtu në Shqipëri, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë.
A keni konkluduar ju në emrat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare?
Ne kemi projektuar në një pjesë të mirë të zonave kandidatët tanë. Ata do të shpallen në Konventën Elektorale, që do të mblidhet brenda këtij muaji. Në të do të shpallet dhe programi elektoral. Ne kemi punuar gjatë këtyre muajve për programin elektoral të partisë, pra kemi ngritur strukturat tona në bazë, që çdo rreth të japë mendimet sugjerimet, lidhur me problematikën e çdo rrethi në aspektin ekonomik, kulturor, arsimor, shëndetësor, infrastrukturë, në të gjitha sektorët dhe kemi marrë imputet nga të gjitha rrethet. Pra, kemi përgatitur strategjitë për çdo rreth. Në bazë të këtyre projekteve rajonale do të përpunojmë dhe strategjinë elektorale, e cila do të deklarohet në këtë Konventë.
Tashmë është duke u trumbetuar shumë formula "një anëtar, një votë". A është zbatuar ajo në përzgjedhjen e kandidaturave?
Formula "një anëtar, një votë" sigurisht ka të bëjë me organizimin e partisë në radhë të parë. Ne shënuam një premisë dhe një shenjë dalluese që na veçon nga partitë e tjera, sidomos nga PS, pikërisht te shkelja e demokracisë në këto parti, shpërfilljen e strukturave të forumeve dhe drejtimin nga njëshi i tyre në mënyrë autarkike. Ne e zbatuam, e përthithëm dhe e implementuam këtë parim me shumë sukses. Zbatimi i këtij parimi është konstatuar nga shumë vëzhgues. Këtë frymë demokratike, të funksionimit të strukturave, e kemi transferuar sigurisht edhe në problemin e zgjedhjeve. Për sa i përket kandidatëve të mundshëm për deputetë, ne kemi kërkuar mendimin e organizatave të zonave. Në të 100 zonat elektorale kemi marrë propozime konkrete me alternativa me një, dy, tre, katër, emra të mundshëm. Përzgjedhja aty ku është vendosur, se jo kudo është konkluduar, është bërë në bazë të këtyre kandidaturave të ofruara në bashkëpunim me strukturat e qendrës.
Tashmë PD dhe PS kanë paraqitur strategjitë e tyre për taksat dhe investimet. PD thotë se do të ulë taksat dhe do të rrisë investimet. PS thotë se do të qëndroj në këtë nivel, por do rrisë investimet. A keni ju strategji për këtë çështje?
LSI-ja ka një pozicion, që nuk është as origjinal. Nuk ka origjinalitet, kushdo që pretendon të jetë origjinal në politikat ekonomike bën vetëm demagogji. Ajo që funksionon është në radhë të parë evitimi i evazionit fiskal, që është skandaloz. Sikur të evitohej evazioni fiskal në një masë 85 deri 90 për qind, unë jam i sigurtë që të ardhurat e shtetit do të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, reduktimi i evazionit fiskal, zhdukja e ekonomisë informale, që nuk figuron në regjistrat e shtetit, është një rrugë tjetër që do t'i sillte shtetit të ardhura të mëdha, të cilat pastaj do të mund t'i përdorte qoftë në investime publike, qoftë në përmirësim të infrastrukturës në arsim, shëndetësi etj. Për sa i përket shtrirjes së bazës së tatimuar, ky është një rregull i përgjithshëm. Padyshim që objektivi ynë është që të shtrihet sistemi tatimor në të gjitha aktivitetet, pra duke evituar evazionin fiskal. Në qoftë se do të realizohen këto dy objektiva, mendojmë se nuk ka absolutisht vend për të rritur tatimet. Për sa i përket uljes, nuk mund të thuash që do të ulim sot 20 për qind, 10 apo 50, për qind të taksave. Në qoftë se ne e shpallim si parim që do të zhdukim të këqijat që konstatohen sot në fuksionimin e ekonomisë shqiptare, në radhë të parë evazionit fiskal, ekonominë informale dhe në bazë të rezultateve që do të jenë sigurisht të prekshme, do të shikohet dhe mundësia e uljes së tatimeve. Por, të japësh në këto momente shifra dhe përqindje konkrete, më duket se është një demagogji.
Si do ta arrini ju këtë që thoni. Pasi prej disa vitesh këto janë shprehjet më të përmendura?
Ne kemi një bibël për këtë punë, që është ligji. LSI-në jo vetëm në pikëpamje të evazionit fiskal, por për gjithçka që ka të bëjë me progresin e demokracisë dhe integrimin e vendit, ajo që e dallon nga partitë e tjera, është aftësia për të implementuar në radhë të parë ligjin. Për këtë, ne garantojmë dhe do të thosha kemi një përvojë pozitive. Për sa kohë Ilir Meta ka qenë Kryeministër në vitet 1999-2001, janë arritur rezultate mjaft pozitive, pavarësisht se ka qenë një periudhë e tendosur dhe me konfliktualitet. Në atë kohë, vendi sapo kishte dalë nga lufta e Kosovës, e cila kishte dhe reperkusionet e saj edhe në Shqipëri megjithatë të paktën u arritën tre gjëra të mëdha. Së pari, vendosja e rendit, e ligjit; së dyti, u realizua një masë investimesh, të cilat dhe në këtë ditë nuk është arritur, rreth 42 miliardë dollarë që u arit në vitin 2001 dhe së treti, u realizuar një afrim ndaj Bashkimit Evropian shumë thelbësor, që me hyrjen e Shqipërisë në procesin e asociim-stabilizimit në Zagreb. Për të shkuar deri në realizimin e detyrave, që BE-ja i vinte Shqipërisë si vënia e disiplinës financiare, disiplina në dogana, kur në atë kohë vendi ynë përmendej në raportet e BE-së pikërisht për realizimet në dogana, në një kohë që vinim nga një periudhë që nuk ekzistonin doganat, vitet 1997-1998, por u arritën rezultate mjaft të prekshme në drejtim të përqasjes sonë evropiane. Këto objektiva të realizuar këto dy vjet nga qeveria e Metës, ne i premtojmë dhe i garantojmë elektoratit shqiptar se do t'i arrijmë në rastin kur do të na konfirmojnë me votën e tyre në këto zgjedhje.
Tashmë po përfliten shumë koalicione. PS, duke parë largimin e Dules, afron Karamelon dhe lë hapësirë dhe për koalicion me ju. A keni vendosur ju për koalicione para dhe pas zgjedhore?
LSI në mënyrë absolute ka thënë se një nga faktorët që do të bënte që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme do të ishte që të gjitha partitë, të cilat pretendojnë se kanë elektorat dhe që pretendojnë të fitojnë, të paraqiten me kurajo në zgjedhje dhe të masin veten e tyre me votën popullore. Të gjitha këto koalicione që bëhen dhe zhbëhen ditët e fundit kanë në bazë të tyre mungesën e principialitetit. Janë marrëveshje ose më mirë, janë pazare që sot lindin dhe nesër dështojnë. Ky qe rasti parazgjedhor mes PS-së dhe PBDNJ-së, ky do të jetë dhe rasti i koalicioneve të tjera të proklamuara, të cilët duket se janë në krizë, dhe në situatën aktuale janë thjesht lojëra politike. Ky është një rast i mirë, ku pretendohet që të bëhen zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente. Ky është rasti që LSI-ja do të tregojë se do t'i përgjigjet kësaj aspirate që ka publiku shqiptar në radhë të parë dhe faktori ndërkombëtar. Për sa i përket aleancave paszgjedhore, kjo është një diçka që i ngelet rezultatit të zgjedhjeve, skemave dhe skenarëve që do të serviren. Ne do t'u qëndrojmë me besnikëri parimeve dhe moralit, që po tentojmë të fusim në jetën politike. LSI nuk do të bëjë koalicion me parti apo individë, që me veprimtarinë e tyre kanë komprometuar imazhin e Shqipërisë, kanë komprometuar përqasjen e vendit në Evropë, dhe nga kjo lind një prezupost i yni, që çdo koalicion do të bëhet në bazë të programeve, por edhe mbi bazë njerëzish që do të ofrohen për të qeverisur nesër vendin. Në këtë aspekt, do të thosha se mund të përvijohet mundësia e koalicioneve pas zgjedhjeve.
Duke iu larguar përjashtimeve të përgjithshme. Cilët do të ishin emrat, me të cilët nuk do të bënit koalicion?
LSI-ja sigurisht që i ka figurat konkrete dhe nuk është e nevojshme që unë të them emra konkretë. Ata janë denoncuar publikisht dhe në deklarata të bëra në raste të ndryshme. Edhe nga LSI-ja ato janë denoncuar, nga ju gazetarët kjo shumë shpesh, them se i përgjigjemi dhe një aspirate të zgjedhësve tanë, por edhe të shqiptarve, të cilët duan më në fund të kenë mbi vete njerëz, të paktën, që ruajnë integritet moral të pranueshëm në qeveri. Për fat të keq edhe në politikanët e rinj, që po futen me forcë sot nga partitë të ashtuquajtura të mëdha, shohim se janë të komprometuara. Merren nga jashtë, caktohen në poste të rëndësishme, ku menaxhojnë dhe administrojnë pasuri dhe vlera të mëdha monetare, pastaj kandidohen për deputet dhe sigurisht do të futen në strukturat e një partie. Pra, fillimi është i mbrapshtë. Nuk është kjo rruga e drejtë për të krijuar një klasë të re politike. Jemi në të njëjtat rrugë, fusim njerëz të interesuar, të cilët nuk kanë motiv të aktivitetit të tyre shumimin ndaj publikut, që është themeli dhe ABC e politikës, por kanë qëllim të tyre shërbimin ndaj interesave personale ose të grupit. Ne e shohim me shqetësim këtë hapje të të ashtuquajturave hapje, që lidershipi i partive të ashtuquajtura të mëdha po bën në kohët e fundit ndaj të ashtuquajturve politikanë të rinj. Dua të pranoj se ka midis tyre padyshim të rinj, të aftë të diplomuar në Shqipëri, por dhe jashtë saj. Publiku e di shumë mirë se çfarë do të thotë të vesh kandidat për deputet një drejtor doganash, një drejtor të KESH-it etj., etj., sigurisht principi nga i cili niset partia apo lidershipi që zgjedh kandidaturat, nuk është principi i përzgjedhjes së shërbimit për publikun, por është principi i përzgjedhjes me çdo kusht, qoftë edhe duke luajtur me mekanizmat që këta individë kanë në dorë për shkak të detyrës që kryejnë, jo për shkak të aftësive të tyre.
Është përfolur shumë arsyeja e dorëheqjes suaj nga ambasador i Shqipërisë në Itali. Cila është e vërteta?
E vërteta ka shumë faqe. Problemi është që unë pata në një moment të caktuar mosmarrëveshje, një mosfunksionim me drejtuesit e mi për çështje pune. Isha i pakënaqur nga niveli i marrëdhënieve, nga mosecja e disa porceseve, e disa punëve që u nisën mjaft mirë, por që më pas nuk vazhduan më tutje. Kisha dhe pakënaqësi të tjera që nuk ia vlen t'i trajtojmë. Bëra një analizë, dhe gjykova se i bëja jo vetes mirë, por punës që të ikja, me shpresë që me ikjen time të krijohej një situatë. Ka momente kur një individ bëhet pa dashjen e tij pengesë për ecjen e gjërave publike, që nuk i përkasin atij dhe partnerit direkt të tij, por kanë të bëjnë me interesa më të larta. Në atë moment, unë nuk kisha më në vendin e duhur dhe dhashë dorëheqjen.