E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, sot miting paraelektoral në Berat

10/04/2005  Shpallen 151 emrat e KDK-së

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të zhvillojë sot në qytetin e Beratit një miting elektoral. Ky rreth, i cilësuar si një nga bastionet e së majtës, duket se do të ketë stafetën e nisjes së fushatës parazgjedhore për LSI-së. Ilir Meta tha se LSI do të bëjë një fushatë moderne, "e cila do t’i ketë të gjitha llojet e komunikimit, jo vetëm nëpërmjet mitingjeve, por në veçanti me komunikimin e drejtpërdrejtë me çdo qytetar dhe çdo votues“. Konsolidimi i strukturave të sapozgjedhura nga zbatimi i parimit “një anëtar, një votë“, si dhe shpallja e kandidatëve për deputetë në këtë rreth do të jetë pjesa e punës së kreut të LSI-së. Mitingu i Beratit ishte planifikuar që të mbahej një javë më parë, por u shty për shkak të vdekjes së Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II. Ndërkohë, në mitingun e sotëm LSI-ja do të synojë të japë mesazhet e para për elektoratin e saj dhe për mbarë elektoratin shqiptar. Dje kanë dalë dhe rezultatet përfundimtare të votimit për zgjedhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar. 151 emrat e KDK-së së kësaj force politike në mbedhjen e tyre të parë, e cila do të mbahet pas disa ditësh, do të zgjedhin kryesinë e partisë. Gjithashtu, pas krijimit të postit të zëvendëskryetarit të LSI-së, priten emra të rinj në postet e nënkryetarëve të kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›