Internet banking

10/04/2005 Me një kompjuter eviton radhët
Pas gjashtë muajsh të gjitha bankat duhet të kenë në dispozicion të klientëve shërbimin në internet
“Nëpërmjet ‘internet banking’ është mundësia që, duke patur një numër llogarie, kushdo të hapë faqen e internetit të bankës dhe, duke përdorur kodin që i ka dhënë banka, të hyjë në llogarinë e vet bankare dhe të bëjë shërbimin që kërkon. Kjo rrugë mund të ndiqet për të bërë të gjitha llojet e pagesave, nga faturat e ujit dhe të energjisë, deri tek ato telefonike apo dhe pagesat që shoqëritë i detyrohen të tretëve”
Marrëdhëniet e individëve ose shoqërive me bankën nuk do të jenë vetëm “live”, por dhe on-line. “Internet banking” do të jetë shërbimi më i fundit bankar, me të cilin synohet që klientët të komunikojnë me bankën, pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e saj, për të bërë një pagesë apo transfertë. “Një numër i madh bankash ofrojnë ose janë duke u përgatitur, që brenda një kohe të shkurtër, nëpërmjet ‘internet banking’ të jenë të pranishme dhe në shtëpitë apo zyrat tuaja”, ka deklaruar Fullani gjatë takimit me biznesin dhe bankat e nivelit të dytë. Kështu me anë të komunikimit teknologjik, bankat mund t’i ofrojnë klientit të tyre që në distancë të njihet me gjendjen e llogarisë së tij, gjendjen e kartës së kreditit, faturat e paguara dhe transferimet e fondeve nëpërmjet llogarive, njohjen e bilancit të llogarive me çek dhe llogarive të kursimit, të kryej pagesat e huasë hipotekare, të blejë instrumente të ndryshme financiare etj. E-banking është konceptuar si shërbimi në një formë të re i veprimtarisë bankare, që mund të bëjë pjesë në licensën e një banke. Zhvillimet teknologjike dhe konkurrenca që ekziston në veprimtarinë bankare, kanë nxitur dhe kanë mundësuar futjen e produkteve dhe të shërbimeve të reja bankare, të cilat po bëhen të pranueshme gjerësisht nga publiku. Bankingu elektronik është një term përmbledhës për procesin, sipas të cilit klienti mund të përfitojë shërbime tradicionale ose të reja bankare, duke përdorur rrugën elektronike dhe sistemet e komunikimit në distancë, pa qenë e nevojshme të paraqitet fizikisht në institucion. Kështu, nëpërmjet “internet banking”, kushdo ka mundësinë që duke patur një numër llogarie të hapë faqen e internetit të bankës dhe, duke përdorur kodin që i ka dhënë banka, të hyjë në llogarinë e vet bankare dhe të bëjë shërbimin që kërkon. Kjo rrugë mund të ndiqet për të bërë të gjitha llojet e pagesave nga faturat e ujit dhe të energjisë, deri tek ato telefonike apo dhe pagesat që shoqëritë i detyrohen të tretëve. Jo vetëm kaq, por duke hapur lirshëm nëpërmjet internetit llogarinë tënde bankare, individët dhe shoqëritë kanë mundësinë të kontrollojnë gjendjen e llogarisë dhe të bëjnë transferta bankare në llogaritë e tjera. Të kryesh vetë operacione bankare nëpërmjet internetit, është forma më e fundit e komunikimit të bankave me klientët e tyre. Në sistemin bankar, kjo konsiderohet dhe si një formë e automatizimit të marrëdhënieve mes biznesit dhe bankave. Zgjidhja më e thjeshtë është përdorimi i “internet banking“, ndërkohë që modelet në këtë drejtim janë të shumta. Ato konsistojnë përgjithësisht në realizimin e investimeve të dyanshme të bankës dhe të shoqërisë në sisteme komunikimi, në program dhe në pajisje, që realizojnë shkëmbimin on-line të informacionit midis sistemeve të bankës dhe sistemeve të faturimit, të pagesave dhe të administrimit të fondeve të shoqërisë. Për një shoqëri me një numër të madh veprimesh, realizimi i këtyre investimeve është një kërkesë e domosdoshme. Ato duhet të shoqërohen me masa të larta sigurie. Përdorimi i nënshkrimeve elektronike është një ndër praktikat më të përhapura në këto zgjidhje.
BSH kërkon zbatimin e rregullores
Banka e Shqipërisë ka përcaktuar rregulloren, madje dhe fatin kohor për aplikimin e ‘internet banking’ nga bankat e nivelit të dytë. Rregullorja është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës në 30 mars dhe brenda 15 ditëve duhet të hyjë në fletoren zyrtare. Por bankave i është dhënë afat gjashtë muaj për të filluar shërbimin në internet dhe për të zbatuar me rreptësi rregulloren e miratuar nga BSH-ja. Rregullorja ka për qëllim përcaktimin e disa kërkesave dhe të disa parimeve, që mundësojnë vlerësimin e rrezikut në këtë veprimtari dhe minimizimin e tij. Kështu, kushte të përshtatshme organizative nga ana e bankave të nivelit të dytë dhe verifikim të herëpashershëm të kësaj veprimtarie nga ana e BSH-së, janë kriteret themelore në rregullore. Komiteti i Bazelit për mbikëqyrjen bankare, kërkon që ky rrezik të njihet, të adresohet dhe të administrohet nga institucionet bankare në një mënyrë të kujdesshme, duke marrë në konsideratë karakteristikat e veçanta të e-banking, që lidhen me shpejtësinë e madhe të zhvillimit të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, praninë e zgjeruar dhe natyrën globale të rrjeteve elektronike, bashkëpunimin me palë të treta të jashtme etj.
Çfarë veprimesh bëhen me banking
Njohje në distancë me gjendjen e llogarisë
Kontrollin e gjendjes së kartës së kreditit
Kontrollin e faturave të paguara
Transferimet e fondeve nëpërmjet llogarive
Njohjen e bilancit të llogarive me çek dhe llogarive të kursimit Kryerjen e pagesave për huatë hipotekare
Blerjen e instrumenteve të ndryshme financiare
Bankat që kanë “internet banking”
Banka Italo-Shqiptare
Banka Amerikane
Raiffeisen