Shkëputet Bajerni
10/04/2005 Fitorja e djeshme me Mënshengladbahun e ka shkëputur me tri pikë, Bajernin e Mynihut në krye të tabelës gjermane. Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e dobët për të dyja skuadrat, ndërkohë që në fillim të pjesës së dytë kanë qenë miqtë ata, që kaluan të parët në avantazh. Barazimi erdhi shumë shpejt nga Mehmet Sholl, ndërkohë që mesfushori Mikael Balak iu ka dhënë fitoren bavarezëve, pas një goli perfekt me kokë.
Feliks Magath (Bajern Mynih): “Për fat të keq na u desh të dridheshim disi, edhe gjatë kësaj ndeshjeje, pasi në pjesën e parë bëmë një lojë të ngadaltë. Lojtarët e Borusias mundën ta kontrollonin mirë lojën, ndërkohë që ne u ndihmuam edhe nga fati. U desh të pësonim golin e parë që të përmirësonim lojën tonë, duke marrë një fitore të vlefshme në drejtim të titullit.
Dik Advokat (Borusia D.): “Ndihem shumë i zhgënjyer. Eshtë e natyrshme të humbasësh ndaj Bajernit, por sot kishim mundësinë të merrnim më shumë. Patëm një shans të madh, por nuk mundëm të ruanim dot avantazhin tonë”.