E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Dule: Presioni nacionalist rrëzoi paktin detar

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule

Flet kreu i PBDNJ: Kushtetuesja nuk kishte argumente juridike për kufirin me Greqinë, injoroi të drejtën ndërkombëtare.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, jep mbështetjen e tij për kandidaturën e Fatos Nanos për President. Dule e vlerëson Nanon si politikanin me raportet më të mira me demokracinë në drejtim të PS, në qeveritë që formoi, në marrëdhëniet ndërpartiake.
Sipas tij, Nano ka një sens shumë të mprehtë ndaj ekuilibrave. Duke folur për bashkëpunimin mes PD dhe PS për reformën zgjedhore, Dule shprehet se ajo i ngjan miqësisë së ujqërve, kur pasi kanë siguruar gjahun, zihen në fund se kush do të marrë pjesën më të madhe. Kreu i PBDNJ-së shprehet se PD me PS pasi kanë kufizuar maksimalisht nëpërmjet reformës zgjedhore hapësirat e përfaqësimit për partitë e tjera, pasi ua kanë vjedhur edhe fizikisht votat gjatë procesit, fatalisht gjenden në pozitën ku më i forti do ta zgjasë edhe pak më tej dorën. Për kreun e PBDNJ-së, kjo parti nuk do të ketë asnjë mëdyshje për të bashkëpunuar në qeverisje me cilëndo forcë politike që do ta ftojë atë për të bërë shumicë qeverisëse.
Partitë e vogla, ku bëni pjesë dhe ju, kanë gati një draft- propozim, përmes të cilit kërkoni angazhimin e dy partive të mëdha për reformën zgjedhore. Çfarë kërkoni konkretisht prej tyre  dhe sa të arritshme janë këto propozime?
Nuk është dhe nuk duhet trajtuar si një çështje që preokupon vetëm disa parti apo edhe me keq, kur në shumicën e rasteve këtij debati i vishet nga dy partitë e mëdha dhe mediat pranë tyre kostumi i etheve ekzistencialiste të forcave politike të nivelit të dytë. Në të vërtetë është çështje demokracie, përfaqësimi politik, qeverie dhe qeverisjeje të shëndoshë. Për rrjedhojë, e kërkuara në rastin konkret nuk mund të jetë veç barazia e votës së çdo qytetari, përfaqësimi proporcional i çdo shtrese shoqërore dhe i çdo rryme politike, krijimi i kushteve optimale për qeverisje-produkt sintezash esenciale, larg praktikave të deritanishme të arrogancës, arbitraritetit, abuzivitetit dhe inefikasitetit të shndërruara në standart.
Nëse dy partitë e mëdha PS e PD nuk do të kenë vullnet për të realizuar korrektimin e sistemit zgjedhor, cili do të jetë veprimi juaj i ardhshëm politik? Do të shkoni drejt krijimit të një poli me pjesëmarrjen e të gjitha partive të vogla?
Ndryshimi i sistemit, sikurse edhe i çdo dispozite të Kodit Zgjedhor, kërkon një shumicë të cilësuar parlamentare që e disponojnë vetëm PD dhe PS së bashku. Qëndrimi i tyre i deritanishëm nuk dëshmon ekzistencën e një vullneti të tillë. Kemi në këtë rast fenomenin që me plot gojën mund ta quajmë tradicional të konvergjencës, si rrallëherë për çështje të tjera, të qëndrimeve të PD dhe PS, me qëllim të vetëm ngushtimin sa më të madh të hapësirave të përfaqësimit për alternativat e tjera politike. Kjo nga një këndvështrim i kundërt do të mund të shërbente si një stimul dhe motiv bashkëpunimi midis forcave të nivelit të dytë përtej dy ombrellave të mëdha të PD dhe PS, me premisa kondicionimi real të qeverisjes. Se sa janë maturuar forcat politike për lëvizje të tilla, që mund të quhen me plot gojën POLITIKE, nuk mund të shprehem i sigurt për momentin.
Si e vlerësoni faktin se PS dhe PD, por veçanërisht PS, e cila ka kontestuar si zgjedhjet e 2009 dhe ato të 2011 përsëri, përmes të njëjtës formulë procedimi, po hartojnë një reformë zgjedhore përmes konsultimeve dypalëshe, ndërsa pas zgjedhjeve fton të gjithë aleatët të mbrojnë votën e vjedhur? Parashikoni të njëjtën situatë nisur nga situata përgatitore e Kodit Zgjedhor?
Fenomeni i kontestimit nuk fillon me zgjedhjet e 2009-s dhe nuk besoj se mori fund me ato të 2011-s. Kontestimi e ka zanafillën në konceptimin e vetë zgjedhjeve dhe mënyrën e zhvillimit të tyre, nga PD dhe PS, siç ai materializohet në Kodin Zgjedhor. Konsensusi tradicional PD-PS për sa i përket reformës zgjedhore, ka shumë tipare të përbashkëta me atë që populli e quan miqësia e ujqërve. Ai ka një datë skadence, që është dita e zgjedhjeve. Ka edhe një orë skadence, që është momenti i hapjes së kutive të votimit. Porsi ujqërit, që pasi kanë zënë bashkërisht gjahun, zihen midis tyre për pjesën më të madhe dhe më të mirë, ashtu edhe PD me PS pasi kanë kufizuar maksimalisht nëpërmjet reformës zgjedhore hapësirat e përfaqësimit për partitë e tjera, pasi ua kanë vjedhur edhe fizikisht votat gjatë procesit, fatalisht gjenden në pozitën ku më i forti do ta zgjasë edhe pak më tej dorën. Është momenti i paevitueshëm i kontestimit… Mbrojtja e votës nuk duhet bërë vetëm në rastin kur të vidhet ty si parti apo partive aleate. Çdo votë e vjedhur është vjedhje e demokracisë. Dhe kur demokracia vidhet, na vidhet të gjithëve. Hajdutët e saj nuk dinë dhe nuk mund të bëjnë dallime. Është rregull i historisë. Fatkeqësisht nga ato pa përjashtime.
Marrëdhëniet tuaja me PS që pas 2005 kanë pasur ulje-ngritjet e saj, ndërsa në kongresin tuaj të 20-vjetorit të krijimit të PBDNJ-së, ju shprehët një farë pendimi se kontributi juaj mund të kishte qenë më i vlefshëm në qeverisjen e vendit. Çfarë ka ndikuar në këto marrëdhënie?
Nuk jemi penduar aspak për zgjedhjet tona politike. Përditë edhe më tepër provohet drejtësia e tyre. Ato janë mbështetur mbi vlerat, parimet dhe bindjet e konsoliduara të një force me aktivitet politik dhe njëherësh parlamentar 20-vjeçar, dhe aspak mbi bazën e marrëdhënieve tona me forca të tjera politike.
Ajo që u theksua me të madhe në 20-vjetorin e themelimit të PBDNJ-së, ishte fakti i mundësive unikale që ka partia jonë, midis spektrit politik të vendit, për të kontribuar në mënyrë të qenësishme në aspekte të tilla si ai i demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës, dimensionit human dhe minoritar, koherencës sociale etj., jetike këto në procesin e integrimit të vendit në BE.
Nëse PD do të kërkonte mandatet tuaja në 2013 për të krijuar maxhorancë qeverisëse, ju do ti bashkonit ato edhe pse në përbërje të saj mund të ishte PDIU apo dhe fraksioni juaj i përbërë nga zoti Ksera apo Barka?
PBDNJ do ti bashkonte votat e veta vetëm në kuadrin e një qeverie apo, më qartë, të një qeverisjeje që do të garantonte suksesin në rrugën e integrimit. Një objektiv i tillë, më strategjiku në historinë e shtetit shqiptar, kaq i dëshiruar por edhe kaq i domosdoshëm për vendin, shoqërinë dhe qytetarët, arrihet vetëm nga sinergjia e aktorëve dhe faktorëve të qëndrueshëm dhe luajalë ndaj vizionit evropian, pa pasur nevojë për bashkudhëtarë koniunkturalë dhe aksidentalë.
Ish-kreu socialist, Fatos Nano, shpalli dy ditë më parë platformën e tij për President të ri të vendit. Është Nano kandidatura më potenciale për të përmbushur këtë detyrë? Do ta mbështesni me votën tuaj në Parlament?
Zoti Nano me vetëkandidimin e tij nisi një proces, i cili në vetvete përbën një precedent pozitiv në jetën politike të vendit. Një proces dialogu që na ka munguar dhe që normalisht duhet të ishte iniciuar dhe instaluar nga politika zyrtare. Nga ana tjetër, z. Nano është politikani me marrëdhëniet më të mira me demokracinë jo vetëm si nocion, por kryesisht në formën e vet të aplikuar. Këtë e ka dëshmuar në forcën politike që drejtoi, në qeveritë që formoi, në marrëdhëniet ndërpartiake. Ka një sens shumë të mprehtë ndaj ekuilibrave. Me lidhje të shumta në rajon dhe hapësirën euroatlantike. Disa këto nga tiparet që për vlerësimin tonë e bëjnë kandidaturën më dinjitoze për President. Deputetet e PBDNJ-së ishin firmëtarë të kandidaturës së z.Nano edhe në vitin 2007. E sigurisht edhe tani. Megjithatë, duhet të jemi të përgatitur për një rrugë të gjatë, me komplika

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›