Berisha: Nano, njësoj si Janukoviç i Ukrainës
04/12/2004 Berisha akuzon Nanon se po përdor mjete të ngjashme manipulimi me ato të Kryeministrit të Ukrainës, Janukoviç, për të mos dorëzuar pushtetin. Ai i ka konsideruar këto manovra si "përpëlitje të fundit për të mos dorëzuar pushtetin". Duke u shprehur i sigurt në fitoren e opozitës në zgjedhjet ardhshme parlamentare, Berisha tha se "Partia Demokratike do të dalë e fituar në këto zgjedhje. Përpilitjet e Kryeministrit për të mos dorëzuar pushtetetin janë të njëjta me ato të Janukoviçit. E dëgjuat edhe Janukoviçin që donte të ndante Ukrainën për shkak të karriges së tij, njëlloj edhe Nano përmend Qipron për karrigen e tij, por edhe Nano edhe Janukoviçi nuk kanë të ardhme në dhunimin e zgjedhjeve". Nga ana tjetër duket se Partia Demokratike, nuk do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Duke e konsideruar si të qëndrueshme aleancën me Partinë Republikane, Berisha u shpreh se PD-ja është e hapur për bashkëpunim dhe me parti të tjera. "PR-ja, është një aleate e palëkundur e jona, megjithatë linja jonë është partneriteti, prandaj edhe aleancat e tjera janë në axhendë", tha Berisha. Këto deklarata kreu i PD-së i bëri pas një takimi me eurodeputin Helmut von Scheisse, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e reformës zgjedhore dhe problemet që janë hasur deri më tani. Berisha theksoi se përfundimi i reformës zgjedhore është me një interes të madh për vendin dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.