E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafai: BE kritikoi bllokimin e reformave

04/12/2004  Komisioni për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian ka mbajtur qëndrim kritik ndaj Tiranës zyrtare për sa i përket ecurisë së reformës zgjedhore në vend. Sekeretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Besnik Mustafai, është shprehur dje se gjatë zhvillimeve të mbledhjeve të këtij komisioni, në qendër të të cilit ishte reforma elektorale, eurodeputetët kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj ecurisë në Shqipëri. Sipas Mustafait, pjesëmarës në këtë takim, ngadalësia e reformës si dhe bllokimi i Komisionit Bipartizan të ngritur për këtë qëllim, kanë qenë dy pikat më të nxehta, të kritikave nga komisionerët evropianë. Ndërkohë, nga ana e kampit të maxhorancës, deputetët socialistë dhe aleatët e tyre janë shprehur se janë të angazhuar për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2005. Maqo Lakrori dhe Valentina Leskaj kanë shprehur në Bruksel angazhimin për zgjedhje të lira dhe demokratike. Zgjedhjet e lira janë vënë si kusht nga Komuniteti Evropian për hapjen negociatave për stabilizimin dhe asociimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›