Nano: Nuk ka ndryshime në qeveri
04/12/2004 Kryeministri Fatos Nano ka theksuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim të qeverisë. Madje, kërkesave të aleatëve të tij, ai u është përgjigjur me afrimin e zgjedhjeve, ku do të shihen formulat e bashkëpunimit. Duke parë se PS është një forcë shumë më e madhe se partitë e "Koalicionit për Integrim", Nano ofron mandate deputetësh në shkëmbim të heshtjes për ndryshimet në kabinetin qeveritar, që do të sillte dhe një tronditje të elektoratit në prag të zgjedhjeve të vitit 2005.
Qeveria
Zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ka përforcuar idenë e mospërfshirjes së aleatëve të "Koalicionit për Integrim" në qeveri. Sipas tij, në situatën ku është futur vendi, kërkesat e partive aleate për ndryshime nuk cilësohen primare. Zëdhënësi i Kryeministrit thekson se ajo që "Koalicioni për Integrim" duhet të ketë si pikë të fortë bashkimi është "sfida e ardhshme elektorale dhe një përfaqësim dinjitoz përpara elektoratit socialist apo të partive të tjera, që përbëjnë këtë koalicion jo vetëm partiak, por dhe qeverisës". Në këtë mënyrë dhe një herë përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur se nuk do të ketë ndryshime të emrave të ministrave, por koalicioni do të shihet në kuadrin e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është konfirmuar dhe në deklaratën e zëdhënësit.
Buxheti
Mbi deklaratën e aleatëve se nuk do të votojnë buxhetin e shtetit për vitin 2005, zëdhënësi i Kryeministrit shprehet se "zgjidhjet nuk mund të vijnë nën presion të palëve. Aleatët duhet të ndihmojnë që koalicioni të konsolidohet". Sipas Dalipit, votat që posedojnë aleatët e koalicionit në parlamnet duhet të shërbejnë për të dhënë një shembull konsolidimi. Ai tha se "buxheti dhe paketa fiskale duhet të japin shembullin që ky koalicion vepron dhe synon konsolidimin e qeverisjes me kontribute reale dhe që përcjellë imazhin e duhur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat konsiderohen si një sfidë e rëndësishme për të ardhmen e vendit". Ndërkohë, kjo çështje do të jetë objekti kryesor i tryezës së partive të koalicionit në fillm të javës që vjen. Dalipi ka mohuar zërat e shumë partive opozitare që e kanë cilësuar buxhetin e shtetit 2005 si të dobët dhe jorealist. Duke theksuar sukseset e vitit që po lëmë mbrapa, ai thekson se dhe ky vit nuk mund që të jetë i ndryshëm. Sipas tij, qeveria nuk ka bërë buxhet elektoral, ashtu siç aludohet, por "buxhet dhe paketë fiskale reale, që do të thotë rreth 70 milionë euro më pak taksa në përgjithësi, që lehtëson biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh, fermerët dhe punonjësit e administratës nga taksat". Buxheti i shtetit për 2005 pritet të shkojë në parlament më 20 dhjetor për të marrë kështu aprovimin ose jo të investimeve dhe shpenzimeve për 2005-ën.
Gjinushi: Deklarata e Dalipit e pavlefshme
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i ka cilësuar të pavlera deklaratat e bëra nga zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, lidhur me kërkesën për ndryshime në qeveri. Gjinushi tha dje për "Metropol" se "këshillat e zëdhënësit nuk mund të kenë vëmendjen tonë". Ai është shprehur se do të jetë tryeza e partive të "Koalicionit për Inetgrim", ajo që do të përcaktojë se ku do të përqëndrohet bashkëpunimi mes aleatëve. Kështu, përveç bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për aleatët më e rëndësishme është përfshirja e tyre në qeveri me një të tretën e posteve ministrore. Këtë deklaratë e ka mbështetur dhe aleancisti Neritan Ceka, i cili ka kërkuar reflektim të shpejtë prej Nanos. Data 15 dhjetor është cilësuar si afati i përcaktuar më parë prej aleatëve. Ndërkohë që kjo kërkesë pritet të marrë përgjigje në tryezën e fillimjavës që vjen nga Kryeministri Fatos Nano.